Ndoënse fenomeni i mosdurimit etnik vërehet pak-a-shumë gjtihkund në Evropë, konsistenca dhe vazhdimësia e tye në Ballkan në mënurë sistematike mbështet, inkurajohet, ushqehet dhe nxitet nga “majat” e shoqërive, nga elita. Shembuj të fundit të një pikëpamje të tillë barbare të raporteve ndënacionale kanë arritur vërtet nga majat më të larta të strukturave politike: nga një shef i shtetit dhe një ministër i punëve të jashtme.
Politika kombëtare është hartuar nga elita dhe qeverisja e steteve të Ballkanit gjatë historisë është treguar kryesisht si agjendë e ligë shtetërore, në të cilën nuk ka vend, nganjëherë edhe në kuptimin tesktual, për etni “tjetër”. Një nga shembujt karakterstikë të pamundësisë së arritjes së kompromisit ndërmjet kërkkesave antagoniste për realizimin e “të drejtave” ekskluzive historike janë antagonizmat serbo-shqiptare, kurse në kontekst të tyre vend të posaçëm zë çështja e Kosovës. Në lidhje me historinë e Kosovës dhe marrëdhëniet serbo-shqiptare në të këtë hapësirë ekziston papajtueshmëri shumë e madhe narrative dhe intepretuese. Pos kësaj, për këtot marrëdhënie janë shkruar mijëra faqe lietraturë të ndryshme, por vetëm pak sish janë autentike dhe të liruara nga animi. Do të ishte marrëzi të pretendohet që në një shkrim si ky të ofrohet ndonjë propozim për rregullimin e raporteve serbo-shqitare: në vend të kësaj, do të shpaloset vetëm një shtojcë, e cila flet shumë për kuptimin e dinamikës së këtyre raporteve.
Në realitet, në “anën serbe” të kësaj sage ballkanike dhe evropiane është tejet prezent stereotipi mbi presionin permanent të cilin e ka ushtruar pala shqiptare në garën historike rreth Kosovës, në mënyra të ndryshme, ndaj palës serbe, e cila, siç pohohet, këto presion e ka vuajtur, duke u rezistuar herë më pak e herë më shumë. Natyrisht, ekzistimi i këtyre presioneve nuk është mit: bëhet fjalë për një realitet tejet të ashpër, i cili manifestime të rënda ka pasur në disa situata historike gjatë pushtetit osman ose gjatë Luftës së dytë botërore. Mirëpo, nga horizonti historik i “tezës serbe” thuaja tërësisht heshten dëbimet masive të shqiptarëve nga rrethi i Toplicës, nga fundi i viteve 1870, pastaj shembuj të shumtë të krimeve të rënda ndaj popullatës shqiptare gjatë Luftës së parë ballkanike, si dhe një sërë masash të organizuara nga shteti jugosllav në periodën prej 1918-1941, qëllimi i qartë i të cilave ka qenë shfrytëzimi i raportit të forcës në atë moment që me politikë represive të zgjidhet “çështja shqiptare”.
Një prej shembujve të mospajtimit të realitetit dhe interpretimit e përbën gërshtim konditash të rrethanave të kolonizimit, dmth. të vendosjes së “elementit tonë” (kryersisht serb) në Kosovë dhe në Maqedoni pas Luftës së parë botërore. Në realitet, me qëllim të ndikimit në strukturën etnike të kësaj zone të futur nën pushteitn serb në vitet 1912/1913, pushteti i mbretërisë së Sërbisë filloi përgatitjet për vendosjen e popullatës serbe në Kosovë. Lufta botërore i pamundësoi këto plane, por pushteti i mbretërisë së mëvonshme e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve /Jugoslavisë/ që në vitin 1919. kishte filluar të organizojë kolonizimin e serbëve, malaziasve (sipas ideologjisë zyrtare, term “malazez” atëbotë ishte vetëm koncept gjeografik i origjinës), kroatëve dhe popullatës tjetër sllave në “Serbinë e jugut” të atëhershme. I gjithë procesi ishte shoqëruar me rezistencë të vendosur të popullatës shqiptare, pronat e të cilëve, jo fort rrallë (ndonëse jo vetëm) iu jepnin këtyre kolonëve, nganjëherë njerëzve të besuar të regjimit dhe kriminelëve famëkeq.
Hulumtimi tregon se numri më i madh i kolonëve serbë vendosej në lendina, tokë të zbrazët dhe djerrina, të cilat duhej më pas të kultivoheshin. Konditat e padurueshme ekonomiko-shoqërore shumë kolonë i detyruan të kthehshin në viset nga kishin ardhur, por një pjesë syresh mëgjithatë qëndruan. Qëndruan edhe ata më të privilegjuarit, të cilët në shpinë të popullatës lokale shqiptare, nën firmën e “hakmarrjes për Kosovën”, pasuroheshin me tokë dhe të mira të tjera dhe “hakmarrja për Kosoën” e të cilëve përkufizohej në keqpërdorerime të shumta, dhunë dhe plaçkitje. Prandaj, kryengritja e popullatës shqiptare kishte karakter të dyfishtë:
1) mosparinimin apriori të pushtetit të shtetit jugosllav, i cili, ta themi edhe këtë, serbëve dhe të gjitha banorëve të Kosovës të cilët kanë qenë në pozitë të kmetëve u solli liri nga mbetjet e marrëdhënieve feudale dhe nënshtrimit të përgjithshëm, kryesisht nga beglerët shqiptarë, si dhe
2) rezistencën ndaj politikës diskriminuese të regjimit të mbretërisë SKS, i cili për popullatën shqiptare parashihte, në rastin më të mirë, statusin e një pakice të diskriminuar në shumë mënyra, thënë më mirë qytetarë të “rendit të tretë”.
Në këto kondita, kur nuk kërkohej kompromis, mbetetej, siç pandehnin të dy palët, vetëm një – zgjidhja e çështjeve kontestuese në bazë raportit të forcës. Në njërën anë – politika e organizuar shtetërore, kurse në anën tjetër, shumica e pakënaqur dhe më shumë e pranishme shqiptare, e udhëhqequr nga elita joparimore, të prirë për kompromise afatshkurtra me liderët politikë serbë, për të cilët qëllimi, pak-a-shumë i hapur, ishte – Kosova pa shqiptarë. Për këtë shkak kolinizimi i popullatës serbe ishte shoqëruar me përpjekje të ndryshme për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve, por edhe i popullatës tjetër joserbe në Kosovë, por edhe në viset tjera ku kishte shqiptarë. Kuptohet, vendosja e “elementit tonë” nënkuptonte edhe vendsjen edhe të sllovenëve e kroatëve, por pjesëmarrja e tyre në kolonizim megjithatë ka qenë minimale: pjesa dërmuese e kolonëve kanë qenë serbë.
Në këto rrethana të reja të krijuara pas vitit 1918, mutatis mutandis, po përsëritej situata e cila kishte ekzistuar gjatë pushtetit osman: si përfaqësuesit politik të shqiptarëve, në funksion të aparatit të pushtetit osman, që ishin gjeneratorë të pozitës së pavolitshme të popullatës serbe, njësoj edhe aparati i mbretërisë SKS/Jugoslavisë/ mban përgjegjësi për politikën represive ndaj shqiptarëve pas vitit 1918. Mbretëria e Jugosllavisë ishte e prirë që problemet në Kosovë t’i zgjidhë me presione sistematike ndaj shqiptarëve dhe jo me ndonjë politikë asertive, e cila, tw paktën në perspektivë, do të shpinte drejt integrimit të popullatës shqitare, krahas respekitmit të plotë të drejtave të tyre.
Në vijim kemi prezantuar një përmbledhje të gjerë nga një dokument i cili e ilustron politikën e qeverisë së mbretërisë jugosllave në raport me popullatën josllave, muslimane (lexo shqiptare – S.S.). Bëhet fjalë për procesverbalin e konferencës ndërministrore e cila është mbajtur në Ministarinë e punëve të jashtme të mbetërisë së Jugoslavisë, në lidhje me masat për shëprnguljen e “popullatës me origjinë jo sllave nga Serbia e jugut”.
(Dokumenti gjendet në akrivin e Jugoslavisë dhe është hartuar në disa kopje, i cili gjendet në fondet e minsitrive të ndryshme të qeverisë së Jugosllavisë.)1
PROCESVERBAL
i konferencës ‘interministrore’, të mbajtur në lidhje me shpërnguljen e popullatës me prejardhje josllave nga Serbia e jugut – 1. tetor 1935. Në Ministrinë e punëve të jashtme:
Prezentuan:
nga Ministria e punëve të jashtme: z. Ilija Milikiq, shef i Seksioni IV të departamentit politik; z Milivoje Milçiq, këshilltar,
nga Ministria e bujqësisë: z. Vojislav Magovçeviq, inspektor; z. Gjura Tataloviq, shef i seksionit të financave,
nga Ministria e financave: z. Dushan Trajkoviq, këshilltar
Mungon:
nga Ministria e punëve të brendshme: z. Dushan Tadiq, inspektor.
Konferencën e kryesoi z. I. Milikiq.
Procesverbalin e mbajti z. Jozho Logar, daktilograf i Ministrisë së punëve të jashtme.
Konferenca u hap në ora 18.
Z. ILIJA MILIKIQ informoi që delegati i përhershëm mbretëror pranë Shoqërisë së kombeve ka pasur bisedime me ministrin turk të punëve të jashtme z. Ruzhdi Aras, mbi shpërnguljen e popullatës turke nga Rumania, Bullgaria dhe Jugosllavia në Turqi. Me këtë rast z. Ruzhdi Aras kishte deklaruar se më herët, në një bisedë me minsitrin e atëhershëm të punëve të jashtme z. B. Jevtiq, ishte arritur një marrrëveshje parimore që shpërngulja e popullatës turke dhe popullatës tjetër muslimane josllave /shqiptare/ nga Jugosllavia të favorizohet nga ana e vendit tonë. Më tej z. Ruzhdi Aras ka shprehur gatishmërinë që nga fillimi i vitit që vjen të arrihet edhe një marrëveshje formale me ne, edhe atë në baza të ngjashme siç është arritur marrëveshja turko-rumune. Kështu, Turqia në një afat prej dy-tri vitesh do të pranonte deri 200.000 persona të tillë nga territori i Serbisë së jugut.
Të shpërngulurit do të mund të merrnin me vete pasurinë e luajtshme; kurse ajo e paluajtshme do të vlerësohet për çdo rast konkret dhe këto shuma të shpërngulurve nuk do t’ia paguante vendi ynë, por do t’i hapet Turqisë një kredi për blerjen e mallrave jugosllave. Të shpërngulurit, kur të arrijnë në Turiq, do të marrin për këtë shumë tokë, kurse shteti turk do ta shfrytëzojë këtë kredi në Jugosllavi për të përmbushur nevojat e veta ekonomike, bujqësore, tregtare dhe shtetërore /për shembull, për blerjen e kuajve/. Z. Ruzhdi Aras kishte shtuar edhe që Turqia ka nevojë për banorë dhe se ishte e gatshme të pranoja nga ne jo vetëm turqit, por edhe popullatën e cila është e ngjashme për nga mentaliteti, andaj do të mund të asimilohet lehtë në Turiq, siç është rasti me disa pjesë të popullatës shqiptare te ne. /Pov.Br.22009 T – 23/.
Më tej, është pranuar raporti i Pres-byrosë qendrore lidhur me vizitën në Shkup të gazetarit turk z. Jashar Nabi, i cili po e studion probemin e pakicave turke në lidhje me vendosjen e turqëve ballkanas në Anadoll. Sipas llogaritjes së tij në Serbinë e jugut nuk ka më shumë se 50.000 turq, për të cilët thuhet që janë pakicë pa ndonjë rëndësi eventuale. Z. J. Nabi ka deklaruar se qeveria turke kishte një plan, me anë të cilit në një afat prej 15 vjetësh të gjithë turqit e Ballkanit do të mund të tranferohen në Turqi. Pos turqëve muslimanë, me dëshirë do të pranoheshin edhe turqit e fesë ortodokse. Për Bullgarinë, Rumuninë dhe Jugosllavinë vjen në shrprehje vetëm emigrimi i lirë. /Pov. Br. 22405 Raz-8/.
Nga gjeneralshtabi qendror është marrë raport që nga komuna e Dojranit për në Turqi po shpërngulen 21 familje turke, me 167 anëtarë. Pasuritë e tyre të paluajtshme po ia lënë një tregtari shkupjan, me kusht që ai ta paguajë tatimin e tyre, t’u sigurojë pasaporta dhe t’ua sigurojë transportin deri në kufurin turk. /Pov. Br. 21949 T-23/.
Pas kësaj Z. ILIJA MILIKIQ e hapi diskutimin mbi projektin e shpërgnuljes së elementit josllav nga Serbia e jugut, të hartuar nga një komitet i ngushtë në mbeldhejn e 24 shtatorit të këtij viti.
Nga ana e tij z. I. Milikiq pohon që z. Ndihmës-ministri, delagati V. Martinac në parim ishte pajtuar me tekstin e projektit të komintetit të ngushtë, por kishte vërejtje lidhur me nenin 2 /shpërnguljen me dhunë të popullatës shqiptare kufitare në brendi të vendit/. Në realitet, ndonëse ne jemi të mendimit që konventat mbi pakicat nuk mund të zbatohen në viset tona jugore, megjithatë kemi qenë të detyruar që disa herë të japim përgjigja Shoqërisë së kombeve lidhur me akuzat e parashtruara për veprimet e pushtetit tonë ndaj shqiptarëve në Serbinë e jugut. Andaj duhet të jemi tejet të vëmendshëm dhe që kjo punë të mos shkaktojë intervenime nga të tjerët. Zhvendosja e popullatës, e parashikuar me ligjet tona në disa raste, duhet të jetë plan për të ardhmen, por me këtë nuk duhet nxituar.
Z. VOJISLAV MAGOVÇEVIQ vëren që pika 9 e Ligjit për kolonizim parasheh konfiskimin e disa komplekseve për qëllime të konsolidimit dhe komasacionit, që do të vinte me këtë.
Më tutje, z. V. Magovçeviq pohon se z. Ministër i bujqësisë lidhur me pikën 2 të projektit ka paraqitur idenë që elementi ynë nga rrethi i Korçës të transferohet në viset ku janë vendosur shqiptarët /Arnauti/ tanë. Kjo do të ishte e nevojshme ngase bullgarët po bëjnë propagandë aktive në mesin e sllavëve në Shqipëri, në mënyrë që një ditë të argumentojnë edhe prejardhjen bullgare të banorëve të Serbisë së jugut. Qeveria shqiptare po e ndihmon këtë propagandë.
Z. MILIVOJE MILÇIQ është i mendimit që nuk duhet llogaritur me sllavët në Shqipëri, ngase janë tejet të paktë në numër, madje edhe ata nuk dëshirojnë të shpërngulen. Përmes tyre është zhvilluar aksioni i komitëve kundër shtetit tonë. Nëse do të transferoheshin, ata do të duhej shpërndarë nëpër rrethe të ndryshme. Në fund të fundit, kemi pasur vështirësi të konsiderueshme për të lëvizur goricasit; globoçanasve Ministria e bujqësisë duhet t’ia ndajë tokën e Irfan-begut. Mirëpo, ai këtë tokë veç ua ka dhënë të tjerëve.
Z. VOJISLAV MAGOVÇEVIQ përgjgijet që atëherë nuk ka pasur kredi për ofrimin pa para të tokës, kurse glomoçanasve duhej ndërtuar edhe shtëpi dhe duhej siguruar ushqim për një vjet. I gjithë buxheti i vitit të kaluar është shpenzuar në vendosjen e vraçanëve.
KONFERENCA VENDOSI
Që neni 2 i projektit të komitetit të ngushtë të ndryshohet ashtu që dispozita për vendosje në brendi të vendit të parashikojë një periodë prej disa vitesh, si dhe që të kihet kujdes për shkëmbimin e popullatës sonë shqiptare dhe popullatës shqiptare sllave.
KONFERENCA VENDOSI
që pika V neni 3 të ndryshohet dhe të jetë: “ … pretendimet e huadhënësve /kërkesat/ do të paguhen nga shuma e fituar nga grumbullimi i të mirave të tyre materiale qoftë nga shteti, qoftë nga tregtarë privatë.”
Z. JOVAN SOKOLOVIQ deklarohet kundër asaj që migrantëve me gjendje të vrafër t’u sigurohet transporti falas deri në kufirin turk, siç parashihet në pikën G të nenit 3, pasi që në mesin e të varfërve do të futen edhe ata që mund ta paguajnë këtë transport.
Z. MILIVOJE MILÇIQ deklaron që me rastin e zhvendosjes së tanishme /për shembull në fshatin Drenogllavë/ ka mundur saktësisht të konstatohet, kush është i varfër e kush jo; ata të pushtetit lokal janë gjithnjë në gjendje ta vlerësojnë këtë.
KONFERENCA VENDOS
që pika G e nenit 3 të mbetet e pandryshueshme.
Z. VOJISLAV MAGOVÇEVIQ deklaron që z. Ministër i bujqësisë, i cili do ta prezantojë projektin para Këshillit të ministrave, ka qenë i mendimit që masat represive, të cilat i parasheh neni 5 i projektit të komitetit të ngushtë, nuk do të duhej të hyjnë në zgjidhjen e Këshillit të ministrave, por që duhet çdo Ministër në resorin e vet t’i zbatojë përmes urdhrave konfidenciale dhënë autoriteteve vartëse.
G. JOVAN SOKOLOVIQ deklaron që edhe z. Shefi i gjenerashtabit qendror është i mendimti që pika G e nenit 4 të projektit të komitetit të ngushtë nuk është mirë e stilizuar, ngase nuk mund të bëhet dallim ndërmjet shtetasve në aspektin e pranimit në shërbime civile.
Megjithatë, z. J. SOKOLOVIQ mendon që edhe neni 4 i projektit të lexohet në Këshillin e minsitrave, në mënyrë që të gjithqë ministrat të njoftohen dhe t’i kenë parasysh sugjerimet e kësaj konference. Në këtë mënyrë secili në resorin e tij do të gjejë mënyrën më të përshtatshme për zbatimin e këtyre masave.
KONFERENCA VENDOS
që neni 4 i projektit të komitetit të ngushtë të mbetet i pandryshueshëm, por të shtohet edhe neni 5, i cili do të parashihte themelimin e një komiteti të përhershëm të personave profesionalë, i cili do të kishte autorizime të nevojshme dhe do të kishte në dispozicion mjete të nevojshme për zhvendosjen e elementit josllav.
Konferenca i kërkon z. V. Magovçeviq që lidhur me këtë t’i referojë z. Ministër të bujqësisë, i cili këto konkluzione do t’ia prezantojë Këshillit të ministrave për miratim.
Z. JOVAN SOKOLOVIQ propozon që z. V. MAGOVÇEVIQ të hartojë një hyrje në referatin e z. Ministrit të bujqësisë, në të cilën do të theksohen iniciativat për miratimin e konkluzioneve të kësaj konference, dhe në të cilën do të potencoheshin edhe arsyet ushtarake të cilat, pos atyre nacionale-politike, na detyrojnë zhvendosjen e elementit josllav jashtë zonës kufitare.
KONFERENCA VENDOS
Që krahas referatit të z. Ministër të bujqësisë, i cili do ta prezantojë propozimin për zhvendosjen e elementit josllav para Këshillit të ministrave, të hartojë një hyrje, në të cilën do të paraqiteshin shkaqet ushktarako-strategjike dhe nacionale-politike për zhvendopsjen e josllavëve.
Konferenca mbaroi punimet në ora 19,30.
KONKLUZION
I konferencës ndërminstrore mbi shpërnguljen e elementit josllav nga viset jugore, e mbajtur më 1 tetor 1935, në Ministrinë e punëve të jashtme.
Pasi u lexua projekti i komitetit të ngushtë i datë 24 shtator të vitit 1935, konferenca ndërministrore mbi shëprnguljen e elementit joslalv nga vise jugore, e duke pasur parasysh § 55 të Ligjit mbi shtetësinë, mori këtë vendim:
1/ Çështja e shpërnguljes të rregullohet sa më parë me një konferencë të veçantë midis shtetit tonë dhe Turqisë, si edhe ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë, afërsisht ashtu siç është rregulluar kjo çështje ndërmjet Turqisë dhe Rumunisë.
2/ në rast se me Shqipërinë nuk mund të arrihet marrëveshje për shpërnguljen e shqiptarëve në Shqipëri, apo që shqiptarët – shtetasit tanë nuk dëshirojnë të shpërngulen në Turqi, duhet:
a/ që gradualisht dhe me plan, gjatë një periode prej disa vitesh, të veprohet sipas dispozitave ekzistuese ligjore të zhvendosjes së popullatës me prejardhje turke dhe shqiptare nga zona kufitare në brendi dhe vendosjen në këtë zonë të populatës jugosllave;
b/ të përpiqet të arrihet shkëmbimi i populatës, duke marrë në konsideratë elementin tonë në rrethin e Korçës dhe Gollobërdës dhe shqitarëve të kësaj zone.
3/ të gjithë personave të cilën në bazë të § 55 të Ligjit mbi shtetësinë japin deklaratë, që heqin dorë nga shtetësia jonë dhe që brenda një kohe do të shpërnulen nga vendi, do t’u ofrohen këto privilegje:
a/ do t’u lëshohen pasaporta të migrimit falas, në raste edhe kolektive;
b/ do të lirohen nga të gjitha detyrimet /tatimi, mbitaksat, ushtria etj./;
c/ në rast se personat që shpërngulen, kanë borxhe hipotekare apo private kambiale, obligacione dhe detyrime të ngashme me shkrim/, të marra deri më 1 shtator 1935, ato duhet të paguhen nga shuma e fituar me blerjen e pasurisë së tyre të palujatshme;
ç/ do të gëzojnë zbritje në hekurudha prej 75% për personat të cilët janë të sigruar materialisht ose të cilët i kanë shitur pronat më herët;
d/ do t’u sigurohet transport falas deri në Selanik ose Svilengrad, nëse deklarojnë që tërë pasurinë e paluajtshme ia lënë shtetit tonë. Njësoj vlen edhe për banorët me gjendje të varfër materiale;
e/ do të lirohen nga të gjitha detyrimet për eksportimin e inventarit dhe parave;
ë/ do të lirohen nga momenti i nënshkrimit të deklaratës për shpërngulje: nga rekrutimi, shërbimi në rekrutim, thirrjet për ushtrime dhe marrja e objekteve dhe mjeteve të transportit për zhvillimin e ushtrimeve dhe manovrave. Nga kjo nuk mund të bëhen devijime në rast se shpërngulja nuk kryhet për një vjet nga dhënia e deklaratës.
4/ për një shpënrgulje sa më të suksesshme dhe më të shpejstë të kësaj popullate josllave në Turqi, gjegjësisht në Shqipëri, konferenca mendon që do të ishte e dobishme të ndërmirren edhe masat vijuese:
a/ me të gjitha mjetet të parandalohen dhe pamundësohen çdo propagandë e cila në mesin e këtij elementi po bëhet në Shqipëri kundër shpërnguljes;
b/ nga popullata josllave e cila vjen në shprehje për shpërngulje, të kërkohet përmbushja e të gjitha ligjeve dhe dispozitave, e në veçanti atyre që kanë të bëjnë me pagesën e detyrimeve fiskale /tatim, mbitatim, ushtri etj./;
c/ sa më shpesh në territorin e Serbisë së jugut, e posaçërisht në rrethet kufitare, të thirren në ushtrime rekrutë të ushtrisë operative dhe asaj rezervë me origjinë josllave, qoftë për ushtrime dhe manovra, qoftë për ndërtimin e rrugëve strategjike ose të objekteve fortifikuese;
ç/ në parim të mos pranohen në shërbim shtetëror apo vetëqeverisës persona të cilët vijnë në shprehje për shpërngulje, kurse ata që tashmë punojnë në këto shërbime, të caktohen në viset ku jeton popullata jonë kombëtare (serbe – S.S.);
d/ të aplikohet rreptësisht parimi mbi shkollimin e detyrueshëm të fëmijëve në këto vise në shkollat tona fillore;
dh/ të aplikohen rreptësisht të gjitha dispozitat mbi kolonizimin e viseve jugore në aspektin e kufizimit të komplekseve të nevojshëm për vendosje, në radhë të parë në viset kufitare;
e/ menjëherë të fillohet nacionalizimi i emrave të objekteve gjeografike /vendbanimeve, lumenjve, maleve etj./ dhe mbiemrave personalë. Kjo ka të bëjë edhe me mbishkrimet publike, firmat, reklamat etj.
ë/ këto masa të përmendura të aplikohen me prioritet dhe menjëherë duke filluar nga vija kufitare ndaj Shqipërisë në drejtim të brendisë së vendit.
5/ Konferenca është e mendimit që zbatimi i këtyre masave, si dhe tërë planit do të duhet të jetë nën kontroll të një komiteti të përhershëm, të formuar nga persona kompetenetë /Ministria e bujqësisë, Ministria e financave, Ministria e komunkacionit, Ministria e ushtrisë dhe marinës, Ministria e punëve të brendshme dhe Ministrioa e punëve të jashtme/, të cilit do t’i jepeshin autorizime të nevojshme dhe do t’i lihen në dispozicion mjetet të domosdoshme.
Beograd, 1 tetor 1935.
(publikuar në Peshçanik.net, më 28. 01. 2017).
E përgatiti për botim në shqip: Selim Sylejmani
________________
- Arkivi i Jugoslavisë, Ministria e bujqësisë e mbretërisë së Jugosllavisë (67) – 1 – 17.