Libri

Me rastin e botimit të librit ‘’Betejat e Mija” të autorit Mr.Sci Abdulla Shasivari – Komandant në UÇK

Shkruar nga Mr.Sci.inxh. Murat Hoxha – ish, deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës
Me rastin e botimit të librit ‘’betejat e Mija” të autorit Mr.Sci Abdulla Shasivari – Komandant në UÇK

Lufta kundër Serbëve nuk është më vetëm një konflikt ushtarak. Kjo është një betëjë në mes të mirës dhe të keqes, në mes të qytetërimit dhe barbarizmit
Tony Blair

.
Është nderë dhe krenari që sotë pas 21 vjetëve të kemi të shkruar një libër, që mund ta quaja biografik edhe për shkak titullit të tijë “Betejat e mija”.

Në fakt përmes “Betejave të mija” autori përshkruan me shumë modesti rrugëtimin dhe përpjekjet e veta për realizimin e ëndrrës qlirimtare të mishnuar nga heroizmi dhe guximi i Sali Kupinës, nga Terpeza e Vitisë, si dhe e mendjeve të ndritura të Shqipëtarve në shekuj.

Libri “Betejat e mija” është një memorje e shkruar e një rrugëtimi dhe përpjekjeve shekullore për liri, duke vendosë në objektiv luften e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komandant Abdulla Shasivari, në rrëfimin e tijë është i saktë dhe i drejtëpërdrejt, si një ushtarak i karrieres i cili dijen e tijë nga arti lutfarak të fitaur në akdeminë ushtarake i zbatoi në secilin vendë dhe secilën betejë.

Sigurisht që asnjë betejë apo aktivitet ushtarak nuk mund të bëhet suksesëshëm pa një planifikim profesional. Komandant Shasivari i konfirmoi të gjitha afësitë profesionale dhe politiko-ushtarake për realizimin e objektivave qlirimtare, nga planifikimi, zbatimi, vlerësimi dhe analiza.

Titulli i librit aspak nuk nënkupton personifikimin e betejave të cilat janë përshkruar në libër, përkundrazi ai shprehë mishnimin e tijë me bashkëluftarët më të cilët realizoi njërën prej betejave më të famshme në artin ushtarak duke konfirmu që dija, guximi e para së gjithash morali për liri i luftëtarve është dominues dhe me përparsi qoftë edhe ndaj një ushtrie të fuqishme, por pa moral, pa zemer dhe pa motiv.

Kjo u konfirmua edhe në betejen ( unë po e quaj “Beteja e Kuzhninit”) apo “Thyerja e kufirit me luftë, pa viktima” të cilën autori i jep me të drejtë vlerë emblematike të artit ushtarak në një luftë të armatosur, e cila sigurishtë që do të përfshihet në literaturën e edukimit ushtarak.

Strategët ushtarak në teoritë e tyre parashohin që pas një prite në luftë të armatosur apo betejë, duhet të vlerësohen humbjet, si ato ushtarake dhe materjale.

Në fakt më 27-28 Janar 1999, Njësija Ushtarake e përbërë nga Komandant Abulla Shasivari, zv. Komandant Nehat Ibrahimi, Sami Elshani, Hamit Bajselmani, Arben Avdyli, Selmon Hoxha, Xhafer Shabani, Naim Leku, Faik Aliu, Ruzhdi Morina, Azem Krasniqi, Sokol Gashi, Dostan Gashi, Murtez Gashi, Hamzi Avdyli, Ergin Feta, Milazim Kiqina, Haxhi Karaqica, dhe Rrahman Murseli, i thyen këto teori madje luftën e bënë pa asjnë viktimë duke i shkaktua armikut humbje në njerëz dhe paisje ushtarake.

Komandant Abdulla Shasivari me disa bashkëluftarë të vetë vazhdoi aktivitetet e veta në strukturimin profesional dhe ushtarak në Zonën Operative të Karadakut, ku me pakë vështërsi i integroi përvojat politike dhe profesionin ushtarak.

Në cilësinë e shefit operativ të zonës së Karadakut Abdulla Shasivari bashkë me strategët ushtarak Muharrem Ibrahimi, Refik Shala, Isa Agushi, Nehat Ibrahimi, Pajazit Ahmeti, Fatmir Mehmeti e shumë luftëtarë të tjerë nën komanden e Ahmet Isufit dhe Shemsi Syles në cilësinë e zv.komandantit, pastaj Emin Krasniqi, Bejtulla Osmani Ramiz Arifi si pjesë e strukturave organizative të Zonës, zhvilluan betejen në Vitinë e Marevcit në të cilën betejë i
përballuan suksesëshëm një ushtrie e cila ishte edhe në numër edhe në paisje shumë më e fuqishme.

Gjatë rugëtimit të aktiviteteve ushtarake dhe të luftes, Abdullah Shasivari kontaktoi dhe u koordinua me shumë udhëheqës të lartë të UÇK-së si Ministrin e mbrojtjes Kol. Ahmet Krasniqi, pastaj Halil Bicaj, Heroin Agim Ramadani, Gjen. Kudusi Lame, Ahmet Alishani, Nexhmedin Kastrati, Bislim Zyrapi, Ekrem Rexha, Anton Quni, Rrustem Berisha, Agim Gjakova, dr. Agim Hazrolli, Haxhi Shala, Skender Hoxha, Bekim Arifi dhe shumë udhëheqës të cilët mbanin përgjegjësitë kryesore të luftës.

Përpjekja profesionale-ushtarake e komandant Abdulla Shasivarit vazhdoi deri në hyrjen në Kosovë të trupave të NATO-s të cilët e konfirmuan sakrificen dhe luftën për liri të UÇK-së, duke u qlirua përfundimisht Kosova nga një përpjekjë barbare për ta mbajtë jo vetëm të pushtuar një Kombë liridashës, por edhe për ta zhbër atë.

Karriera e Abdulla Shasivarit vazhdoi në TMK dhe së fundmi si këshilltarë politik i Ministrit të FSK-së.

Ai edhe tani qëndron në ato pozicione që drejtësia, profesionaliteti, përpjekjet për mirqenje të qytetarëve në përgjithësi të jenë imperativ dhe detyrim i strukturave udhëheqëse, përfshi edhe Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Lavdi heronjëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Familjeve të dëshmorve, invalidve të luftes.

Lavdi luftëtarve të UÇK-së të cilët edhe sotë në forma të ndryshme japin kontributin e vetë që liria të mveshet edhe me demokraci të mirëfillët të cilin e la amanet Agim Ramadani, Idfriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Ramiz Cernica e shumë patriot të tjerë gjaku i të cilëve është burim i lirisë që e gëzojmë ne.

FALEMINDERIT Komandant Abdullah Shasivar

You Might Also Like