OPINION

Mehmeti: Ministria e Arsimit t’i ndalojë eskursionet

Ekskursionet në Shqipëri do të duhej të ndalen urgjentisht nga Ministria e Arsimit, sepse komunat nuk po bëjnë ballë me i ndalue, arsyen tashmë po e dina të gjithë.

Nuk është fitim i askujt nëse po i shkatërrojmë fëmijët tanë me këto ekskursione sepse ky dëm i madh që po ju bëhet këtyre fëmijëve në të ardhmen do të mund të ju kushtojë shumë edhe këtyre që për momentin mund të përfitojnë nga këto “allashvereshe”

Është për t’u habitur se ku janë deputetët që nuk po marrin mundin që të ndihmojnë në rregullimin më të mirë të kësaj të keqe të madhe për fëmijët tanë.

Në këtë formë të ekskursioneve fëmijët tanë po shëndërrohen në “biznes” për përfitime jo të vogla.

Arben Mehmeti

You Might Also Like