Te ndryshme

Në Suharrën, u mbajtën takimet e vendlindjes

     

Më 8 qershor, të këtij muaji, u mbajtën takimet e vendlindjes ’’SUHARRNA 2025’’, u shenuan bashkarisht për tu  kujtuar një ditë të vetme brenda vitit se i përkasin  fshatit Suharrën, takimi u mbajtë në oborrin e shkollës në Suharrën të Bujanocit.

E diela që shkoi ishte me diell me një pjeswmarrje solide të SUHARRNALIVE, ku organizua një tubim, tani Suharrna është e braktisur nga bashkëfshatarët në vitin 1999, takimin e hapi Sevdail Haziri, nga ky fshat  i cili jeton e punon në Gjermani. Sevdaili, shprehu gatishmërin jo vetëm takimet e vendlindjes të vazhdojn të mbahen, por premtoi se do të vazhdoj të investoj në këtë fshatë dhe gjithë Malësin e Bujanocit, edhe pas folësit ishin të pajtimit që këto takime të vazhdojn çdo vit,  dhe do tw duhej  të bëhen tradicionale. Në takim kishte të rinjë e të reja, ishte i veqant, por nuk munguan as emocionet.Kishte surl e tupan, nuk mungoi as vallja e hareja.

Përndryshe Sevdail Haziri, është një afarist i suksesshëm në Mërgim me zemër të madhe, human e kontribues në shumë drejtime, jo vetëm që në Kompanin e tij ka të punësuar,shumicën e përbëjn bashkëvendasit  e tij, por edhe ka investuar në  rregullimin e rrugës nga Zarbica për në Suharrën, pas renovimit-ndërtimit të shkollës në Suharrën, tani së fundi më datën 8 qershor të këtij muaji, inicoi duke organizuar dhe mbajtur edhe  takimet e vendlindjes ‘’SUHARRANA 2025’’.

Takime e vendlindjes  në Suharrën, përveqë tjerash  përcjellën krenarinë për prejardhjen, dhe për të reflektuar, pavarësisht kohës apo largësisë, mbi atë që duhet të ruajn, kanë për qëllim, rol dhe mision të takohen me njëri-tjetrin dhe mos të harrohet tokat e të parëve tanë.

Këto takime, nuk jan vetëm një aktivitet i përbashkët, nuk jan vetëm një festë, jan më shumë se kaqë, sepse jan një vlerë e veqantë dhe që lën  gjurmë dhe do të  shërbejn si një urë lidhëse ndërmjet brezave por jan se krijojn një lidhje shpirtërore me vendlindjen, dhe përforcojnë ndjenjën e rrënjëve të përbashkëta tek brezat e RINJ. Do të ngjallin kujtesën kolektive, mirënjohjen më të lartë mbi lavdin e njerëzve këti trolli, pavarësisht largësisë gjeografike dhe do të shtojn dashurin për vendlindjen, jan dhe kan krijuar momente që mbeten gjatë në kujtesë, janë elemente që mbijetojnë gjatw, se asnjëherë nuk do të harrohet  se rrënjët që jan me prejardhjen nga SUHARRNA.

Takime e vendlindjes  në Suharrën, patën shumë rëndësi sepse do ngjallën kujtime, nostalgji dhe kështu  u përkujtuan me nderimin dhe konsideratën më të lartë, djersën, sakrificën dhe kontributin e paraardhësve, që mbijetuan në këto TROJE. Nuk i harruan, ku u linden dhe morën hapat e parë të shkollimit, mësuan ALFABETIN e bukur SHQIP, kështu ruajtën e kultivuan traditën, doket, zakonet dhe frymën SHQIPTARE.

Kështu edhe në Suharrën, bashkarisht u çmallën, u rinjohën me njëri-tjetrin. Njëkohësisht u vizituan  shtëpit, objektin e Shkollës në Suharrën, por edhe varret e Gjyshërve, Stërgjyshërve dhe të afërmit e tyre, që pushojn në VENDLINDJEN, e shenjët, të quajtur SUHARRËN.

Vendlindja është e shenjët kudo që shkohet sepse ajo mbanë varret e të parëve tanë,na kujton krenarin e paraardhësve tan.

SUHARRNA është dhe mbetët burim i pashtershëm me frymëzim për jetë e mote.

*Autori i shkrimit Refik Hasani

You Might Also Like