Te ndryshme

Ukë Blakaj kujton formimin e ushtrisë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj  

Kryetari i AAK-së në Gjermani, ka kujtuar 14 dhjetorin 2018, datë kur Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës  në ushtri të Kosovës. 

Ligjet që u miratuan ishin: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes , Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën  e Sigurisë së Kosovës. 

Kryetari i AKK-së, në Gjermani, Ukë Blakaj, me krenari e nder të veqant, ka përkujtuar këtë ditë madhështore të Ushtrisë së Kosovës. 

“Para katër vitesh Kuvendi mori vendim për themelimin e Ushtrisë së Kosovës  e cila është garancë për sigurinë e të gjithë qytetarve të shtetit të Kosovës. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë ishte Kryeministër i vendit, i ka meritat e pa-kontestuara për formimin e ushtrisë së Kosovës, i cili pati theksuar – “ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut”. 

You Might Also Like