Në Viti, është hapur ekspozita me temën “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeu” dhe atë në kuadër të edicionit të 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilim dhe Arkitekturë “ASA Aëards”. Fjalën e rastit në hapjen e kësaj ekspozite e mbajti kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili tha se artistët nga vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, i kanë bërë nderë Vitisë por edhe Kosovës, në këtë vit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. “Shumë mirë që po shënojmë në Viti një aktivitet që ka të bëjë me vitin e Gjergj Kastriotit, me një ekspozitë që ka tubuar artistët nga mbarë hapësirat shqiptare dhe ne jemi të nderuar që jemi pjesë e organizimit të kësaj ngjarje”, tha Haliti. Me një fjalë përshëndetëse në këtë ekspozitë u paraqit edhe Xhevat Bajrami nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo ekspozitë, po mbahet nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë, konkretisht nën përkrahjen e veçantë të kryetarit të
Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me Qendrën Kulturore ASA dhe nën përkujdesjen e artistit nga Shqipëria Olgert Ragipllai. Në këtë ekspozitë janë prezantuar punët e krijuara nga krijuesit nga mbarë trevat shqiptare gjatë tre ditëve në muajin prill të këtij viti në qytetin e Vitisë.Aziz Zuka