Viti

Në Viti u mbajt debati publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2023 dhe vlersimet e hershme për vitet 2024 -2025

Në Viti u mbajt debati publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2023 dhe vlersimet e hershme për vitet 2024 -2025

Organizuar nga Kuvendit Komunal i Vitisë, konkretisht nga Komiteti për Politikë dhe Financa, sot në Viti, është mbajtur debati publik me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2023 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2024-2025.

Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, tha se kontributi i qytetarëve shumë i vlefshëm në hartimin dhe pasurimin e këtij dokumenti financiare. Prandaj ai ju bëri ftesë që ata të kontribuojnë në këtë drejtim.

Ndërkaq Besnik Imeri, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar KAB-in potencoi se buxheti komunal i Vitisë përbëhet nga dy burime kryesore si: nga grantet qeveritare dhe të hyrat vetanake komunale. Sipas këtij dokumenti buxheti i vitit 2023 në krahasim me buxhetin e vitit 2024 në tërësi ka shënuar rritje prej 13.52%.

Buxheti në vitin 2021 ishte në shumë prej 12,490,686 €, në vitin 2022 është në shumë prej 13,069,495 € , në vitin 2023 ,parashifet të jet, 14,836,358 euro, në vitin 2024 prej 15,766,412 € dhe në vitin 2025 prej 16,379,381 euro.

Këto të dhëna kryesisht bazohen në të dhënat e përgjithshme buxhetore që planifikohen në nivel të Qeverisë nacionale siç me parashihet me KASH-in 2023-2025.

Kurse Hasan Aliu, zv kryetar i komunës së Vitisë foli rreth inkoprrimit të sugjerimeve të dhëna. “Te gjitha sugjerimet të dhëna do të shikohen që të merren parasysh. Obligimi ynë është që të bejmë një ndarje të drejt të buxhetit në veçanti të lista e investimeve kapitale”, u shpreh Aliu.

Drejtori Imeri, potencoi se ky dokument do të shkoj për shqyrtim edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin Komunal si dhe para hartimit të buxhetit final ata do të mbajnë edhe diskutime publike me qytetarët për të marrë edhe mendimet e tyre në veçanti në hartimin e listës për investime kapitale.

Në ketë takim ku morren pjesë edhe anëtar nga Komiteti për Politikë dhe Financa, u dhanë disa propozime si: rritja e buxhetit per shendetës, kulturë, rini dhe sport por edhe në bujqësi, të ndahet një kod për pastrimin e varrezave dhe të tjera.

E si shqetësim u ngrit çeshtja e ngritjes së çmimeve dhe projektet afatgjate dhe vështirësit në përfundimin e tyre.Aziz Zuka

You Might Also Like