Futboll

Nis kampionati i 21- vjeçarëve – Gjilani triumfon pastër ndaj Ballkanit

Edicioni 2025/26 në Superligën e Kosovës për moshat e 21 vjeçarëve ka filluar këtë mesjavë, derisa skuadra ynë e Gjilanit triumfoi pastër përballë Ballkanit (2-0).

  • Dueli ndërmjet dy ekipeve pretendente u zhvillua këtë të mërkurë në stadiumin ndihmës në Gjilan, derisa skuadra e udhëhequr nga trajneri Trimnor Hasani shënoi fitore falë dy golave të realizuar nga futbollisti Tefik Ramadani në pjesën e dytë të lojës për një nisje përfekte të kampionatit.
  • I inkuadruari në pjesën e dytë Ramadani realizoi dy gola tejet të bukur në minutat 71 dhe 74, duke shfrytëzuar në maksimum hapsirat që pati në këmbët e tij.
  • Ndeshja u karakterizua më raste të shumta për shënim dhe pjesëmarrje aktive të të gjithë futbollistëve në aksionet e ndërtuara nga “kuqebardhët”.

Në xhiron në vazhdim ekipi ndeshet me Dukagjinin në Klinë.

Të dhënat:

SC Gjilani – FC Ballkani 2:0 (0:0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: 
Erdall Zasella, Fatbardh Rahimi, Bajram Kabashi
Golashënues: 
Tefik Ramadani 71′, 74′
Përbërja:
 Matoshi, Ahmeti, Milazimi, Halimi, Osmani (78′ Hyseni), Mehmeti Sadiku, Ferati (C) (75′ Hasani), H.Isufi (75′ Fejzulli), Kërqeli (57′ Ramadani), E.Isufi
Të ndëshkuar: Adonit Ahmeti

You Might Also Like