Futboll

Këtë fundjavë ekipet gjilanase do ta kenë të vështirë, Gjilani i shkon Prishtinës, Drita pret Ballkanin

Orari i xhiros së 15-të.

E SHTUNË

Dukagjini – Malisheva 13:00

Trepça ’89 – Drenica 13:00

Prishtina – Gjilani 18:00

E DIEL

Drita – Ballkani 13:00

Llapi – Ferizaj 13:00

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 15-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, ku do të ketë përballje tejet interesante. 

Të shtunë zhvillohen tri ndeshje, ku spikat derbi Prishtina – Gjilani i cili luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit në rast të fitores do të ngjiteshin në vendin e tretë në tabelë, pozitë.

Por, edhe gjilanasit udhëtojnë të motivuar pas fitores në xhiron e fundit ndaj Dukagjinit.

Derbi i javës në elitën e futbollit kosovar zhvillohet të dielën në Gjilan, ku lideri Drita e pret Ballkanin e vendit të dytë.

Bardhekaltrit synojnë rikthimin te fitoret pas humbjes së rëndë nga Llapi në Podujevë.

Në anën tjetër, portokallinjtë humbjen e vetme në këtë edicion e kanë pësuar nga Drita dhe do të kërkojnë që në Suharekë të rikthehen me pikët e plota.

You Might Also Like