Muzikë

Një befasi e këndshme për mysafirët e huaj në hapje të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Një befasi e këndshme për mysafirët e huaj në hapje të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
….Pika kulmore e hapjes së punimeve të Seminarit ishte kur në skenë doli këngëtarja e re operistike, bashkëvendësja jonë Elona Sadiku (meco-soprano) , në përcjelljen e pianistes Arita Bajraktari. Pas koncertit pata rastin të dëgjoj përshtypjet e mysafirëve të pranishëm në të dalë nga salla.
– Fillimisht paksa kisha një hezitim, por më pushtoi që në tingujt e parë…! Ishte e mrekullueshme! – fliste me frymëzim një prej mysafirëve nga Sankt Peterburgu. – Kjo vajzë më ka befasuar, si mund ta nxirrte gjithë atë zë nga ai trup aq i njomë! Mrekullia vetë!
Përshtypja ime nga këndimi i Elonës ishte tronditës!
Këndimi ishte çuditërisht i saktë. Jo në kuptimin e skatësisë teknike (këtë nuk mund ta vlerësoj), por në kuptimin e asaj saktësie, kur çdo notë realizohet ashtu sikur vetëm kështu edhe mund të këndohet dhe assesi ndryshe.
Të lumte Elona! I ke merituar duartrokitjet frenetike. Të uroj shëndet dhe shumë suskese në rrugëtimin “e ëvshtirë” me këngën!
Selim S.

You Might Also Like