(tregimi asht i shkrum ashtu qysh asht i kallxum pa e ndrru asnji fjalë apo shprehje)
Kush ishte Emin Doda?
Emini ishte një burrë nga fshati Svircë fshat që shkiet e morën me dhunë nga shiptarët dhe e lanë jashtë kufinjëve etnik. Emini ishte shumë i pashëm (i bukur) si burrë dhe shpesh nëpër neja të kohës kur kishte tubime të ndryshme për të bërë hajgarë vishej me tesha të grave ishte aq i hjeshum sa që nuk mujshe me njoft që asht burr (mashkull). Emini si i ri kish pas shku me punu në shkini me punu nershum e më fitu për një jetës ma të mirë, po ia kishte pa sherrin hijeshisë që kishte hijeshiesë që ja kishte dhanë i lumi Zot, shkiet e asaj kohe – derzhava e krajlit e kishin mshel në burg dhe kishin mar vendim me pushkatu bash për hijeshin e tij. E kishin mbajt në burg për 45 ditë pa hangër e pa pi, e kishin sjell në teh t’dekes e kishin maltretu e çka nuk i kishin ba, kishe Eminie po jav mashtron grat-femnat dishka që nuk u kanë hiq e vërtet se Emini u kanë burr i nershum dhe atje kish shku veq me punu e me fitu dinarin me njers e hallall, por xhelozia e shkieve për hijeshin e tij i kish qerru jo veq katunart shkie po edhe derzhaven. Masi e kishin burgos e kishin vendos me qu n’katun t’vetin edhe me pushkatu para katunarve t’tij, me jav dhanë ni msim edhe katunarve shka munet krajli e derzhava me ju ba. Eminin e kishin pas shti n’burg bashkë me nji katunar të t’vetin. Gjatë udhes për n’Svircë ishin të përcjellun dhe nën rujtjen e dy xhanarve shkie, tu shku udhes afër një qeshmeje ishin dy shkina tu mar ujë edhe xhanart shkie habiten tu i kshyr shkinat, Emini me shokin e ti kadal kadal ju shmangen edhe ikin, hin me ni arë me kallamoq. Mezi ecnin të lodht e të raskapit tu ik dalin skaj ni udhe, udhë që ishte bajagi e rreht e e frekventume, Eminit ja pret menja se tash xhanrt kanë dal mi lyp, edhe ashtu ndodhi mas pak minutav xhanart kapercejn aty pari Emini me shokin e tina menzi që mshefen në një llogom n’skej t’udhes. Masi pshtojnë pi xhanarve shkie nisen për ne Svircë që nuk ishtë ma shumë se dy sahat udhë pi atyhit ku kishin pshtu pi xhanrve, mirëpo për shkak të gjendjes tyne pa buk e pa ujë ata i kishin ba udhë teri n’katun pi akshamit e deri pak para sabahit. Kur mrrin në shpi Emini ju bjen dyrve, ni za i burrit pi mrenit e vet “kush asht”, Emini ja kthen thot; “Emini jam qelne deren”, zani pi mrenit i thot; “çfar Emini bre, a shka asht kjo hajgare, Eminin e kan mshel haps edhe na ka ardh haberi që e kan pushkatu”, Emini apet i thot; “more qele deren se Emini vet jam, ju kam ik shkieve- xhanarve pi burgit”. Mas kti muhabeti kur qelet dera e i del Emini përpara e kuptojne që pernime Emini koka gjallë i thojnë; “shko në filan venin mshefu se xhanart nuk vanojne e vin met lyp, na ta bimi ajqe buken e t’rujmë se në shpi nuk asht mirë me nejt”, edhe pernime ashtu edhe bani vaki mas pak dakikav vijnë xhanart me lyp, i vesin kta t’shpisë; “ku asht Emini ku e keni mshef thuni net del”, po kta jav kthejn xhanrve; “Eminin e keni ju edhe neve na kanë thanë që e keni pushkatu na nuk dim sen për Eminin, na kujtum që ju keni ardh me na kallxu shka u ba me Eminin e jo me na vet neve ku asht Emini”. Kshtu xhanart largohen po tu u largu njani pi tyne kthehet edhe ju thot; “thuni Eminit net mshefet se nuk shkon larg e krajli ka me ra, masanej nuk e lyp ma kurkush” edhe largohet. Edhe nime qashtu bahet, Emini shkon për një kohë te motra e vet, kur shkon atje, ata e kishin pas pre një ka edhe pasi ata e marin vesh gjendjen e Eminit që për 45 ditë shkiet n’burg si kanë dhanë kurgja as me hanger as me pi mikut tyne ja lan me hanger mish atij, kallxojke vet Emini; “e kam hanger kejt kaun, po masi e kam bitis um mushet menja që edhe gurin me pas shtrydh kish qit ujë, qaq shumë u forcova”. Mas ni kohe Emini kthehet n’shpi t’vet edhe e vet nanen e vet; “nanë ku ma ke lan pushken?”, nana e tij tu e njoft djalin e vet nuk ja kallxon venin ku e kanë mshef pushken edhe nuk ja jep edhe pse Emini kambngul. Masi nana nuk ja jep pushken edhe nuk i kallxon ku e ka mshef Emini ja nis me lyp pushken nuk len ven pa e lyp. Ni dite del n’mal ngat shpise edhe e shef ni cung bajagi t’madh, ni far zgavre n’cung, Emini menon me vete ta lypi edhe qetu, edhe pernime qaty ja kishin mshef pushken Emini e mer pushken e puth tri herë, e pastron edhe e rregullon mirë edhe kallxojke vet; “si e kam mar pushken n’dorë e kam puth tri herë edhe kam ba be që shkavit kurr pushken nuk kam me ja nal” edhe nime kurr nuk ja ka nal derzhaves edhe shkieve pushken. Emini e ka pas ni zanat interesant, kurr pi gojes tina ska dal fjala që e kam vra naj shka a naj xhanar, e ka pas zanat me than:”e pash njanin veq e paloj ni shka te ara, e pash njanin tu e palu ni xhanar, e pash njanin veq kur e ka palu ni shka ktu a atje”, kshtu i kllxojke Emini t’pamet e tij. Ky ven ka pas gjithmon burra që kurr shkavit nuk ja kan nal pushken edhe shyqyr që ka pas se ku me dit ku ishum na tash….ky eshte tregimi për Emin Doden pi Svircës ashtu qysh e ka ni prej gojes Eminit pa ndermejtsues edhe pa asni shtes apo zbukurim.
Ulqin; Maj 2025
Muhamed Sadriu