Te ndryshme

Ibrahim Kadriu, luftëtar i paepur i çështjes kombëtare

I Ftuar Nderi në ,,Takimi i Madh i Prishtinës, i 27 prillit 2024″:
Veprimtari dhe Profesori Ibrahim KADRIU, nga Presheva.
Ish-Kryetar i Kuvendit për Autonomi të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit,
në Referendumin e mbajtur më datën 1 e 2 mars të vitit 1992.

Veprimtari dhe Profesori Ibrahim KADRIU, ka lindur më 20 mars 1937, në një familje patriotike shqiptare në Preshevë. Studimet për Sociologji dhe Filozofi i mbaroi në Univeristetin e Zagrebit,vazhdoi një vit studimet postë diplomike, në Francë, me temën e studimit, ,,Mbi Revulucionin Francez’’. Në Preshevë, u angazhua Profesor i Gjimnazit ,,Skënderbeu’’.

Por, viteve të 90-ta për arsyeje të diferencimit dhe çështjeve politike e largojnë nga procesi Edukativo-Arsimor, pasi kundërshtuan ndërrimin e emërit të Gjimnazit nga ,,Skënderbeu’’ në ,,9 Maji’’. Veprimtarin e tij filloi qysh herët për kauzën Kombëtare, pa shkëputur duke sakrifikuar, që shqiptarët të mos diskriminohen,.

Ju besua pozita e Kryetarit të Kuvendit të Referendumit, për t’u shprehur publikisht dhe ligjërisht për të drejtën individuale dhe kolektive, datë 1 e 2 marsit të vitit 1992, që u mbajtë në Preshevë, Medevegjë e Bujanoc, e që kishte qëllim, mision e objektiv shprehjen e verdiktit të popullatës shumicë të kësaj krahine Shqiptare, për ribashkim me trungun, pra bashkimin me Kosovën. Ka artikuluar vullnetin dhe përgatitjen e Referendumit, para se të mbahej, gjatë mbajtje së Referendumit, dhe kontributin në pasqyrimin e plebishitit në jetësimin e Referendumit, dhe liri e bashkim Kombëtar.

Veprimtari dhe Profesori Ibrahim KADRIU, është angazhuar dhe ka kontribuar, në dhënien e ndihmave Humanitare për Kosovën, në strehimin e popullatës gjatë luftës në Kosovës gjatë viteve 1998-1999, në shtrirjen e strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etj. Është angazhuar edhe në formimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Është i martuar me Makfiren që kishte punuar profesoreshë e Biologjisë, në Preshevë.

You Might Also Like