Te ndryshme

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës(AAK), mbajti takim me bashkatdhetarët në München

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës(AAK), mbajti takim me bashkatdhetarët në München.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, kryetari i AAK-së për Bavari, Selim Hoti, si dhe aktivistë të tjerë të AAK-së.
Ukë Blakaj, në cilësinë e kryetarit të AAK-së për Gjermani, ka theksuar se tashmë AAK-ja është një ndër subjektet politike më të organizuara në Gjermani, si dhe më të mbështetura nga lidershipi i partisë.
Po ashtu, Blakaj vlerësoi se AAK-ja jo vetëm në Kosovë, por edhe te bashkatdhetarët në Gjermani, po bëhet adresë, besim dhe shpresë për t’u organizuar dhe për të kontribuar për proceset politike, ekonomike, kulturore dhe sportive në Kosovë.
Marrë parasysh zhvillimet e fundit politike, veçmas gjendjen e tensionuar në veri, prishjen e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, si rezultat i një politike pa vizion, Blakaj theksoi se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për AAK-në, ka nevojë të udhëhiqet nga lideri, Ramush Haradinaj.Blakaj shfaqi mendimin se vetëm AAK-ja, vetëm Ramush Haradinaj, mund të ndalë degradimin e Kosovës, keqqeverisjen dhe t’ia kthejë shpresën qytetarëve, t’ia kthejë dinjitetin familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, kategori këto të cilat janë më meritore për lirinë e Kosovës, e të cilat fatkeqësisht po nënçmohen dhe po përbuzën nga Qeveria Kurti.

You Might Also Like