OPINION

Nuk duhet të sillemi në mënyrën kompliante

Ismajl Sherifi, jurist

Ismajl Sherifi, është krejt i ri, në moshë. Ai, me profesion është Jurist i çështjeve Penale. Por, nga fëmijëria e tij, ka një gamë të gjerë kujtimesh veçmas në periudhën e luftës, fundi shekullit XX.

Ismajli, ishte gjashtë vjecar dhe për atëkohë rrëfen se si më 24 mars 1999 ora 20:00 për herë të parë me të atin e tij, Mustafen, dhe djalin e Agjës Sabedin Sherifi, dalin në oborrin e Shtëpise dhe nga aty vëzhgojn bombardimet e NATO-s, që edhe( qielli zbardhej në qendrën e qytetit të Gjilanit.)

Ismajl Sherifi, tregon se nga mosha 6 vjecare si fëmijë mban kujtime të freskëta për Xhaxhain e tij, Dëshmor Sherif Sherifi, madje për personazhin e tij, tregon mjaft duke e përshkruar me pak fjalë, karakterin prej aristokrati!!

“Pikërishtë se ende kam një anamnezë të gjerë për Xhaxhain Sherif Sherifi, ngase atë e spikat heroizmi e humanizmi, nderëshmëria e zellëshmëria, besnikëria e fisnikëria. Këto tipare e shoqëruan deri në altarin e lirisë, me të filluar punën në Minierën e Artanës nga vitet 1974-1989 plot 15 vite, atëkohë kur filluan edhe masat e dhunëshme, e deri në vetëmohimin e tij, rënia dëshmor. Xhaxhai për këto vite me zellë shërbeu në Minierën e Artanës si Mihës, dikur me të parë përkushtimin e tij, kolektivi e ngrit në detyrë si përfaqësues i Minatorëve(Koordinator) gjë që me javë e muaj të tërë nuk arrinte t’i ishte pranë bashkëshortes Fikrijes e djemëve të tij, Sabedinit, Sefedinit e Nexhmedinit, të cilët ishin edhe krejte të ri, që përkujdesja për t’a nga i Ati, ishte më se e duhur e që preherin e prindërit nuk e shijuan sikurse bashkëmoshatarët e tyre. Edhe kur vizitonte familjen në fundjavë, pak kujtime kishin ndare me Bashkshortin e Babain, pasi që nga lodhja e rraskapitja, etja e uria, pluhuri e mëria, ndodhte edhe nuk e njihnin fare. Ai, veq kësaj rrezikonte shëndetin, jetën dhe të ardhmën e familjes, duke u mbyllur në grevë me bashkëpunëtorë të minierës plote 8 ditë, si rezultat që shqiptarët eksploatoheshin, mbaheshin të shtypur e të sunduar nga ish- Jugosllavia. Tensione që ndërmjet shqiptarëve autokton dhe serbëve kolonialist përshkallëzohen tepër, pasi që Serbia ishte ajo që shqiptarët i kishte zhveshur nga ç’do e drejtë e tyre themelore madje edhe duke i linquar, rrahur, pushkatuar, përndjekjur dhe mënjanuar si intelektuale, punëtorë të mirëfilltë shqiptare nga institucionet e Kosovës. Këto masa skllavëruese e dëshpëruan tërë popullin e Kosovës e në veçanti Minatorët e Artanës në këtë rast Xhaxhain Sherif Sherifi. Të gjitha këto quan deri më 20 shkurt 1989, kur edhe nisin grevën duke qëndruar tetë ditë e tetë nete të ngujuar në galeritë e nëndheshme e të errëta, e cila do të jetë edhe epiqendra e dridhjes dhe e shembjes së komunizmit nën parullen ” Për Kosovën, Jetë a vdekje” si rezultat i suprimimit të autonomise dhe pushtimit të Kosovës nga Serbia!

Xhaxhai Dëshmor Sherif Sherifi, jo vetëm kaq por, etja për Atdheun sa vie e,i shtohet, sa që me të filluar patrollimet e paramilitarëve serbe, në rajonin e malësise së Zhegocit,

ai, fillon edhe kujdestarine ne fshatin Verbic, plotë 5 muaj, para fillimit të përballjes frontale më 15. IV. 1999. Ai, madje e involvon edhe të birin Sabedinin, në strukturat e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht në shtabin e UÇK-ës, në Zhegoc, ku ky i fundit do ta kryej edhe detyren e mjekut, në perkujdejsen mjekësore për pjestarët e UÇK-së. Xhaxhai Sherifi, nuk hezitonte se djalin e madh po ia fali Kosovës, të dytin mërgimit, të tretin mallit, familjes e pasuris, ndërsa veten LIRISË.

Me të drejtë mund ta them se: Ai, nuk mund ta ndante Atdheun nga Zemra, ashtu sikurse Gjethin nga ngjyra e gjelbërt.

Atdhetarizmin e tij, e përkufizon më së miri maksima Latine: Non sibi, Sed patriev.(Jo për veten, por për Atdheun).

Ndërsa, kur jemi tek profetësia Ai, shumë ngjarje i parandjente, kishte persiatje (meditime) të thella, që pak kush i besonte por, zaten edhe ashtu ndodhte. Për koinçidencë mund t’i sjell në pah, momentet e kujtimet, kur në oden e Xhaxhait Sherifit, të mbledhur familjarë, fis e bashkëfshatar pasdarke, shfaqej filmi “Njeriu prej Dheu” i regjisorëve Shani Pallaska, Bislim Muqaj e Çun Lajqi, në të cilën transmetohej eksodi i shqiptarëve, apo më mirë të them depërtimi i tyre për Turki. Në këtë metrazh me Gjedhe e Karroca, shqiptarët lëshuan shtëpit e tyre nga përndjekja. Sherifit ia mori vëmendjen dhe bëri bujë një kafsh shtëpiake qen, i cili nga fshati e ndiqte pas karrocen me familjarë.

Në atë çast, ai emocionohet thellë dhe po i dridhej buza teksa të pranishmëve ua jep një sihariq se: ” Qysh po i përndjekin Shqiptarët për Turki, e ky qen, po ju shkon mas, edhe neve ni ditë qeshtu shumë shpejt ka me na largu “.

Zaten ashtu edhe ngjau ngjarja:

Më 15.04.1999 ditë e Ejte, ora 05:30, në Malësine e Zhegocit, në vendin e quajtur drumi, ishin pozicionuar afërsisht 6000 trupa të njësiteve ushtarake Serbe, nga aty filluan sulmet e para në drejtim të Shtëpive, i cili u bë edhe si kazus belli, që Gjyshi Smajl Sherifi, me të vëllain Sherif Sherifi, e familjarë t’i braktisnin shtëpit drejt vendit të quajtur Lugu i Mrizit.

Atë natë qëndruam nën qiellin e hapur por, me të hetuar vendndodhjen nga paramilitarët Serb, as këtu nuk na lane të qetë, nga përndjekja për qka ia mësyem fshatrave Zhegoc e Plitkoviq, ku edhe aty do kalojme një natë në shtëpin e Perëndisë, Xhamin e fshatit Plitkoviq deri në mëngjes. Por, edhe ky vendstrehim nuk ishte i sigurt pasi që po bëhej target i ndjekjes për t’u kapur të gjallë, e që fatmirësisht i rezistuam edhe një herë kapjes nga okupatori. Të nesërmen, herët në agim i’a mësyem fshatrave Gadime, Sllovi, Ferizaj e Maqedoni. Por, skenar i tërë kësaj u bë, kafsha” Qeni, i cili na shoqëroi hap pas hapi deri në Ferizaj, kur edhe vajtem me Tren, drejte Maqedonise”

Trazimi gjendjes Shpirtrore apo emocionale sa vije e shtohej sepse një gjë e kishim të sigurt që jeta, më nuk do të na takoj, vetëm morti i tij, pasi që Xhaxhai, në vendin e qujtuar Lugi i Mrizit, po atë ditë neve na e jep lamtumirën e fundit me të cilën do t’i kthehët prap shtabit të Ushtris Çlirimtare, e konkretisht të birit Sabedinit, që sado pak t’iu ofroj asisstencë pjestarëve të UÇK-së. Mirëpo, në drejtim të shtabit ai, aty ma në fund edhe bie dëshmor me bashkëluftetar!

Për t’na e shëruar plagët, eposi folklorik e rapsodët ia thurrin vargjet këso dore: ” Në livadh afër një Lisi, ra dëshmor Sherif Sherifi. Verbicaliu doli t’luftoj, i tregoj shkaut që është veni jonë”.

Ismajli, thotë se: Më nxit kurreshtja e mbi gjitha nuk mund të qëndroj në anemi pasi që sot, atakohen vlerat sublime të dëshmorëve e martirëve të vendit. Ata(dëshmorët) Kosoven, na e lane emanet, e jo tapi të individëve. Debati i cili u zhvillua ditë më parë ne Kuvendin Komunal, lidhur me emërtimin e rrugëve nuk ka se si, mos ta vras intelegjencen, pasi që gjaku i dëshmorëve dhe rënia e xhaxhait, u bë uvertyra e lirisë sonë. Ndërsa, sot, këto vlera edhe po ç’thuren e degradohen.

Sherif Sherifi, së bashku me Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, e shumë të tjerë të rën, po i bëjn roje Gjilanit, tek kompleksi memorial Kodra e Dëshmorëve!

Në rastin konkret dhe vendimet ç’fardo qofshin ato, ne, si shoqëri nuk duhet të sillemi në mënyrën kompliante, sepse propozimi si dëshmor është parësor nga ana ligjdhënësit!

Komisioni dhe anëtarët e emërtimit kan barren e proves si:

1.Kriteret e konkursit dhe

2. Vendimin.

Ajo, me të cilen na mban durimtare është shpresa dhe e vërteta, siq e thote maksima latine: “Veritas vos liberabit” “Shpresojme qe më në fund e verteta të na çliroje”.

Shkruan: Ismajl Sherifi. Jurist i çështjeve Penale.

08 janar 2020

You Might Also Like