Organizata “Fuqia e Bashkimit Rinor” organizon turnir humanitar të volejbollit
“Fuqia e Bashkimit Rinor” nga Gjilani, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit me 19 mars në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, nga ora 10:00 organizon aktivitet sportivë të volejbollit për qëllime humanitare.
Kryetari i Organizatës “Fuqia e Bashkimit Rinor”, Dardan Marovca, është i nderuar që nëpërmjet këtij aktiviteti t’ju dalin në ndihmë familjeve me nevojë.
“Me 19 mars në Palestërën Sportive në Gjilan, do të organizojmë një aktivitet sportivë në lojën e volejbollit për të mirën e komunitetit. Qëllimi ynë është që nëpërmjet këtij aktiviteti ta angazhojmë rininë në frymën sportive.
Cdo ekip i interesuar që dëshiron të jetë pjesë e këtij aktiviteti do të paguan nga 15 euro, ndërsa i gjithë fondi i mledhur do të dhurohet për bamirësi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Do të ishte mirë që sa më shumë klube të marrin pjesë që shuma e të hollave të jetë më e madhe për këto familje me nevojë”,ka thënë i pari i kësaj orgainzate Marovca.