Sportet me dorë

Ferizaj befason Dritën

KV Ferizaj – KV Drita 3:2 (25-15, 20-25, 15-25, 25-16, 15-12)
Ferizaj ka regjistruar një fitore të mundimshme por të rëndësishme kundër Dritës, të vlefshme për xhiron e pestë të Superligës A, meshkujt.
Ishte një ndeshje tejet e baraspeshuar dhe interesante të shikohej deri në pikën e fundit, me ferizajasit që në fund triumfuan me rezultat të ngushtë 3-2.
Seti i parë u takoi nikoqirëve (Ferizajt), 25-15, derisa dy të tjerët i fituan mysafirët me rezultat 20-25 dhe 15-25. Megjithatë, Ferizaj u rikthye duke fituar dy të ardhshmit 25-16 dhe 15-12, eventualisht për t’u shpallur fitues.
Pas kësaj fitoreje, Ferizaj grumbullon katër pikë, ndërsa Drita dhjetë pikë.

You Might Also Like