Sporte të tjera

Klubi i gjimnastikës “Halil Alidema” vater e talenteve të reja të këtij sporti të rrallë

Read More...

Gjilan

Gjilani organizon punëtori për strategjinë për përkrahjen e grave në biznes

Read More...

Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Nuhiu me rastin e ndarjes nga jeta të avokatit Fahri Nuhiu

Read More...

Futboll

Bashkimi – Dardana ndeshje shumë e rëndësishme

Read More...

Viti

Vitia do të bëhet me stacion të autobuesve

Read More...

Futboll

Humb Vllaznia, por mbetet e treta

Read More...

Libri

SHMU “DËSHMORËT E VITISË” BËHET ME BIBLIOTEKË

 

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, Ditën Ndërkombëtare të Librit e shëpo bashkërisht me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët, “Dëshmorët e Vitisë”, në Viti.
Ishte një moment i veçantë që përmes një aksioni vullnetar, të dhurohen librat, për Bibliotekën e kësaj shkolle, vitrinat e së cilës thuaja ishin të zbrazura.
Drejtori i kësaj shkolle, Qemajl Hyseni , si një nikoqir i rrallë, ishte tejet mirënjohës për këtë.
Po ai nuk ishte i vetëm. Kryetari i kësaj komune, z. Sokol Haliti, me bashkëpunëtorët e tij, ishte në mbështetje të këtij aksioni dhe tejet falënderues për iniciativën. “Komuna e Vitisë dhe zyra e kryetarit të komunës, përherë do jetë e hapur dhe do të krijojë kushte dhe hapësirë për librin si dhe shkrimtarin”. Ishte premtim i tij, edhe i mëhershëm që po dëshmohet dhe në vepër.
Kryetari i këshillit drejtues të Ars Clubit “Beqir Musliu”, z. Nazmi Musa, në fjalën e tij të rastin, tha se iniciativa të tilla, ky asociacion shkrimtarësh ka ndërmarrë që prej pasluftës e këndej dhe jo vetëm në Anamoravë por, edhe jashtë Kosovës.
Duke folur në emër të shkrimtarëve të pranishëm dhe shtëpive botuese që kontribuuan me libra, prof dr. Anton Nikë Berisha, tha se pa libra nuk ka dije e as të ardhme.
Në një ambient tejet të ngrohtë dhe mbresëlënës, poetja e re, Xhezide Selimi moderoi suksesshëm një Orë poetike ku përve saj lexuan edhe shkrimtarët, Ibrahim Kadriu, Nexhat Rexha, Hasan Hasani, Rrahim Sadiku, Kosovare Krasniqi, Sinan Sadiku, Ragip Kçiku, Demush Mehmeti e Sabit Rrustemi.
Gjithashtu dhe nxënësit e kësa shkolle u prezentuan me dy recitime të shkëlqyera si dhe një valle.
Nikoqiri shtroi dhe një koktej të begatshëm për shkrimtarët si dhe artdashësit e pranishëm.
Vlenë të potencohet në fund se libra dhuruan: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Shtëpia Botuese “Faik Konica” nga Prishtina”, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani, Shtëpia Botuese “Rozafa” nga Prishtina, Shtëpia “Zgjimi” nga Ferizaj si dhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport e Vitisë. Po, edhe shkrimtarët Ibrahim Kadriu, Anton Nikë Berisha, Hasan Hasani e Ragip Kçiku.
Aksioni për pasurimin e biblioteka shkollore do të vazhdojë…

 

Read More...

ARSIMI

Safet Rexhepi dhe 20 kuizat e tij me radhë nga lënda e gjeografisë

Read More...

Sportet luftarake

Klubi i Karatesë “AS” Gjilan me 6 – Garues, 6 – Kampionë në Turneun Memorial “Haki Ibërdemaj” – Pejë

Read More...

OPINION

Cvijiqi: Peshterasit janë të gjatë, vitalë, elastikë, syshqiponjë, të sojit të bukur

Read More...