Rezultati pa gola I ka mjaftuar Dritës që të shpallet kampione e Kosovës në futboll, që është hera e dytë në historikun e këtij klubi.
Me një lojë të mençur, futbollistët e Dritës ia kanë dalë që të mos pësojnë gol, bile nuk e lejuan ekipin e Prishtinës që fare të organizojë ndonjë sulm, derisa në kundërzbritje ishin shumë të rrezikshëm dhe kanë mundur të shënojnë.
Drita, si kampione e Kosovës për stinorin 2017/2018 do t’a përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve që do të mbahet këtë verë.