Futboll

Ja ku mund të përcillet ndeshja Prishtina – Drita

Të gjithë adhuruesit e Dritës që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të udhëtojnë në Pejë për të përcjellë ndeshjen e tërë kampionatit ndërmjet FC Prishtina dhe FC Drita, një gjë të tillë mund ta bëjnë në Gjilan, në platonë para Teatrit të Qytetit. Aty është vendosur një monitor gjigant, në të cilin do të mund të përcillet kjo ndeshje, e cila nis në orën 16 në Stadiumin “Shahin Haxhislami” në Pejë.

Në rast fitoreje, barazimi apo humbje me një gol dallim, FC Drita do të shpallej kampion për herë të dytë në historikun e saj, kurse Prishtinës I bënë punë vetëm fitorja edhe atë me më shumë se dy gola dallim.

Drita ka tri pikë më shumë në tabelë, kurse në dy takimet në pjesën e rregullt të kampionatit, Drita ka një fitore me një goldallim dhe një barazim.

You Might Also Like