Gjilan

Qendra për Punë Sociale në Gjilan merr një donacion nga Zyra e BE 

Read More...

LAJME

Merrej me mundësim të prostitucionit, Gjykata cakton masën e paraburgimit

Read More...

Gjilan

Inspektori i tregut në Gjilan gjobit me 400 euro një market për shkak të mospërputhjes së çmimit të sheqerit

Read More...

Gjilan

Inspektorët komunalë në Gjilan gjobisin me 1000 euro një furrë buke, pesha nuk përputhej me deklaracionin   

Read More...

ARSIMI

Dy nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pjesë e përfaqësuesve të Kosovës në garën ndërkombëtare të matematikës IMO 2022 në Norvegji

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka organizuar pritje për ekipin përfaqësues të komunës së Gjilanit në OMK 2022 dhe për dy finalistët Lum Jerliu dhe Yllkë Jashari që do të përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare të matematikës IMO 2022 në Norvegji.

Mustafa ka përgëzuar nxënësit për rezultatin e arritur, duke thënë se ky është rezultat i nxënësve, mësimdhënësve të matematikës të kësaj shkolle, por edhe i drejtorisë së shkollës, duke theksuar se dyert e shkollës për ta do të jenë të hapura, sikurse që shkolla do t’u dalë në ndihmë për çdo kërkesë të tyre.

Festim Shkodra, organizator i kësaj gare në komunën e Gjilanit, ka përgëzuar të gjithë për sukseset e arritura, duke shtuar se me punë arrihet gjithçka. Ai tha se nxënësit tanë janë të përkushtuar. Ai kërkoi bashkëpunim mes nxënësve, kërkoi punë të mëtejme dhe tha se pret përkrahje edhe në të ardhmen. “Me punë mund të arrihet gjithçka”, ka thënë profesori i matematikës Festim Shkodra, që ka udhëzuar nxënësit se si të punojnë në të ardhmen.

Zëvëndësi i Shkollës, Agim Asllani përgëzoi nxënësit për këtë sukses dhe tha se janë shumë të kënaqur me sukseset e nxënësve, derisa nxënësja fituese Yllkë Jashari, ka theksuar kishin përkrahje nga shkolla dhe se mirëpresin çdo ndihmë në fushën e matematikës. Ajoi tha se kanë kapacitet për më shumë, andaj kërkoi përkrahje edhe më tej.

Nxënësi tjetër fitues, Lum Jerliu kërkoi që më shumë të ushtrohet për gara, ngase garat e ardhshme janë të nivelit botëror dhe ai mori zotimin e udhëheqjes së shkollës se do të kenë këtë përkrahje.

Read More...

Futboll

Tabela në Superligë: Gjilani i afrohet Ballkanit në një pikë

Read More...

Gjilan

Kryetari Alban Hyseni për 9-vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”: Gjilani e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshme

Gjilan, 10 mars 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të 9-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Me këtë rast, kryetari Hyseni tha se Gjilani e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshme.

“Si sot, 9 vite më parë, u themelua Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”. Gjilani, si një nga qytetet kryesore të Republikës, si qyteti kryesor i anamoravës dhe në vije kufitare me Luginën e Preshevës, e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshëm”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

Fjala e plotë e kryetarit Hyseni:

I nderuari rektor z.Bajram Kosumi,

Të nderuar student,

Të nderuar të pranishëm,

Universiteti, si një tempull i dijes, zhvillimit intelektual e profesional, është mundësia me e mirë për progres shoqëror. Rruga që të dërgon deri tek universiteti fillon që nga nivelet më të ulëta arsimore. Synimi i jone si shoqëri dhe ai politik është që kjo rrugë te forcohet. Është shume e rëndësishme qe fëmijëve tanë t’u ofrohen çdo here e më shumë, kushte dhe mundësi më të mira për mësim marrje. Siç e dimë, përfitimi i dijes është e drejtë themelore e shoqërisë ku nëpërmjet universitetit e përforcojmë, e zhvillojmë në të menduarit kritik dhe shkencor.

Universiteti është shtëpia e atyre që nuk trembën të ndjekin rrugën e shkencës drejt formimit të intelektualit organik, qendra e arsyes kritike, pararoja e inovacionit teknologjik, vatra e ideve emancipuese dhe e rezistencës ndaj padrejtësive sociale, shembulli i zbatimit të demokracisë së drejtpërdrejtë, transparencës dhe gjithëpërfshirës edhe në sferën politike.

Si sot, 9 vite më parë, u themelua Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”.

Gjilani, si një nga qytetet kryesore të Republikës, si qyteti kryesor i anamoraves dhe në vije kufitare me Luginën e Preshevës, e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshëm. Ashtu siç e kishte synimin 9 vite më parë, do të duhet të vazhdojë me të njëjtin synim, ngritjen e nivelit akademik dhe edukimit të një shoqërie dhe barazisë në shtresa. Duhet të jemi të vëmendshëm të kuptojmë që arsimi është një investim shoqëror dhe jo një sakrifice individuale.

Të nderuar të pranishëm, Të jesh aktiv do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Përgjegjës jemi gjithmonë, gjithkund. Si qytetarë të Kosovës, si pjesëtarë të kësaj bashkësie politike, ne mbajmë përgjegjësi edhe atëherë kur jemi pasivë. Qytetaria aktive është themeli i pushtetit të drejtë. Qytetari aktiv vepron dhe ka edhe vullnet. Pikërisht duke u bazuar ne këto, arsimimi është themeli i qytetarit aktiv ndërsa universiteti është pjekuria e tij. Është i domosdoshëm bashkëpunimi i institucioneve  dhe synimi është që jo vetëm universiteti Kadri Zeka, po në të gjitha institucionet arsimore të dalin kuadro sa më aktive, intelektuale për te mirën e komunitetit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Edukimi është një proces tërë jetësor dhe universiteti është shtëpia e dijes dhe lirisë intelektuale.

Read More...

Futboll

Munishi barazimin e vlerëson real

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka komentuar derbin e zhvilluar ndaj Dritës, derisa ka thënë se rezultati përfundimtar 1-1, ka qenë real.

“Nuk ka qenë një ndeshje e zakonshme, por ka qenë një derbi i madh dhe natyrisht se ka emocione. Gabime kemi bërë të dyja ekipet për shkak të fushës. Rezultati ka qenë real sepse kur pritëm të shënojmë golin e dytë, ne pranuam gol të lirë. Gola të tilla nuk duhet të pranojmë pasi që do të mund të na kushtojnë me humbje,” ka thënë ndër të tjera Munishi.

Read More...

LAJME

Nuhiu thotë se sot bënë një ndeshje të madhe

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes në intervistë për “Art-Sport” deklaroi se skuadra e tij e mbizotëroi plotësisht Gjilanin.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të madhe sot, duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Djemtë treguan karakter dhe përveç barazimit e kërkuam edhe golin e fitores”.

Read More...

LAJME

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 9 vjetorin e themelimit

Fillimisht janë intonuar himnet, i  Kombëtar, i Kosovës dhe himni i Universitetit nga kori i shkollës së muzikës në Gjilan.

Me pas të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti Rektori Bajram Kosumi.

Rektori Kosumi, pasi ka uruar të gjithë për 9 vjetorin e themelimit, ka shpalosur të arriturat e Universitetit.

Si pikë të fortë të vitit 2021, Rektori ka përmendur akreditimin institucional dhe ri/akreditimin e  programeve studimore. Ai ka thënë se përkundër vështirësive me Pandeminë COVID 19, viti që po e lëmë pas ka qenë vit i sukseseve më të mëdha të UKZ-së në procesin e akreditimit, pasi që për herë të tretë kemi marr akreditimin Institucional, Akreditimin e disa programeve master, akreditimin deri në pesë vjet të disa programeve dhe  ri / akreditimi i 9 programeve studimore.

 Rektori ka përmendur edhe Sigurimi e Cilësisë si e arritur e UKZ-së për vitin 2021, në kuadër të së cilit është krijuar Plani Zhvillimor Individual (PZHI)  dhe kalendari vjetor për sigurim të cilësisë. Ai po ashtu ka cekur edhe funksionalizimi i zyrës për Hulumtime Shkencore, derisa duke folur për studentët Rektori ka thënë se gjatë vitit 2021, janë realizuar dy konkurse për pranimin e studentëve të rinj, ku ka pasur rritje të interesimit për shkencat e edukimit, për shkencat kompjuterike dhe për të gjitha programet në studimet master,  njëherësh gjatë vitit 2021 UKZ ka ofruar bursa për 77 studentët e shkëlqyeshëm. 

Stafi Akademik dhe administrativ, ka thënë Rektori Kosumi, gjatë vitit të kaluar, ka bërë disa përparime.

Ai ka thënë se hapësira e bashkëpunimit ndërkombëtar është zgjeruar edhe më tepër. Gjatë vitit 2021, përkundër vështirësive pandemike, UKZ është pjesë e 3 projekteve të reja në ERASMUS+, si partnere. Mobiliteti i stafit dhe studentëve për këtë vit është rritur dukshëm.

Ndër tjerash, Rektori ka folur edhe për nevojën e ndërtimit të kampusit Universitar, edhe pse gjatë vitit që po e lëmë pas, janë bërë disa renovime në hapësirat mësimore, laboratorike dhe administrative. Rektori ka thënë se është koha përfundimtare që sidomos Komuna e Gjilani, po edhe komunat përreth, si dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë zgjidhje për hapësirat e reja për UKZ. Objekti ekzistues mezi i mbulon minimumin e nevojave për punë. Është koha që Gjilani dhe gjilanasit të kuptojnë të qenit qytet universitar dhe qytet jo-universitar.

Kurse në fjalën e tij, Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UKZ-së z. Agron Hajdari, pasi ka uruar të gjithë për përvjetorin e themelimit, ka thënë se, sot fatmirësisht, përveç mundësisë për tu arsimuar kemi edhe mundësinë për të zgjedhur se ku duam të arsimohemi. Në një treg të hapur e dinamik si kurrë më parë, universitetet ballafaqohen me kërkesën dinamike të tregut për kualifikime që kërkon ky treg e që vazhdimisht po ndryshon. Sipas Kryesuesit të KD-së z. Agron Hajdari, sot Kosova në 14 vjetorin e shtetësisë së saj, njëra ndër sfidat më të mëdha të këtij vendi mbetët arsimi, larg asaj të dëshiruarës.

Ai ka thënë se UKZ ballafaqohet me mungesën e kampusit, zgjerimin e kapaciteteve, përgjigjen e kërkesave të tregut me profile dhe drejtime konkurruese, ballafaqimin me kërkesat e akreditimit, si dhe shumë çështje tjera, por në UKZ kam parë shumë vullnet, e dëshirë për të ecur tutje për të quar Universitetin aty ku të gjithë do të dëshironim, për të përafruar UKZ me universitetet evropiane, aty ku aspirojmë të jemi si shtet, në familjen evropiane.

Në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni duke uruar të gjithë për 9 vjetorin e Universitetit, ka thënë se Universiteti si një tempull i dijes i zhvillimit intelektual e profesional, është mundësia më e mirë për progres shoqëror. Universiteti është shtëpia  e atyre që nuk tremben të ndjekin rrugën e shkencës drejt formimit intelektual. Themelimi i UKZ-së 9 vite më parë  ishte nevojë e pashmangshme e qytetit të Gjilanit si qendër  kryesore e Republikës së Kosovës, në vijë kufitare me  Luginën e Preshevës, andaj duhet të punojmë e ta zhvillojmë edhe më shumë Universitetin “Kadri Zeka”, ka thënë Kryetari Hyseni.

Kurse Kryetarja e Parlamentit të Studentëve,  Sara Keqmezi duke uruar të gjithë për përvjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ka thënë se  datëlindja e Universitetit është festë për Studentët. Ajo ka thënë se beson se çdo student i këtij Universiteti  meriton të ketë  një Kampus Universitar, i cili edhe pse është premtuar të realizohet qoftë nga Ministrat paraprak qoftë nga  menaxhmenti, ende nuk është as në fazat e para të planifikimit dhe zhvillimit të tij.

Më pas nxënësit e shkollës së muzikës, kanë interpretuar këngën korale “Shkojti qika” nën dirigjimin e profesoreshës Florentina Rushiti.

Në vazhdim Rektori Bajram Kosumi i ka dhënë  diplomën “Student i Dalluar” për nga një studentët me notën më të lartë mesatare në secilin fakultet.

Në Fakultetin e Edukimit diplomën studente e dalluar e ka marrë Elsa Karaliti, Monika Hyseni ka marrë diplomën studente e dalluar në Fakultetin Juridik, në Fakultetin Ekonomik  Almedina Hyseni ka marrë diplomën student i dalluar, kurse  në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike diplomën studente e dalluar e ka marrë Erblina Qeli,     Dea Lota studente e Fakultetit te Shkencave Aplikative ka  marrë diplomën studente e dalluar, Labinot Avdiu, student i programit master Qeverisja Lokale dhe Shoqeria Demokratike, dhe Donikë Hyseni studente e programit master E-Qeverisja,

Ne emër te këtyre studenteve ka folur Elsa Karaliti, e cila ka falënderuar Rektorin për  ndarjen e mirënjohjeve, dekanët e fakulteteve dhe të gjithë stafin akademik e administrativ të cilët ishin  pjesë e pandashme e rrugëtimit të dijes, ka thënë Elsa.

Në vazhdim studentet e Fakultetit të Edukimit, të Universitetit “Kadri Zeka”: Arbisë Krasniqi, Arlindë Basha, Alisë Bekteshi, Elisë Xheladini, Jetë Surdulli, Shqipe Mustafa, nën udhëheqjen e Ass. Liridonë Mehmeti dhe Rinë Rasimi, janë paraqitur me një recital me tematikë për historikun e gjuhës dhe shkollës shqipe.

Po ashtu gjatë manifestimit të 9 vjetorit të themelimit të UKZ-së, Rektori Bajram Kosumi, ka  ndarë mirënjohje për kontribut akademik për profesorët e Universitetit “Kadri Zeka”, Musa Ajeti, Emin Krasniqi dhe Fehmi Azemi. Në emër të tyre një fjalë falënderuese e ka mbajtur profesori Emin Krasniqi, i cili ka uruar të pranishmit për 9 vjetorin e themelimit.

Kurse për kontributin e dhënë në zhvillimin e punës dhe administratës së Universitetit, Rektori Bajram Kosumi, i ka dhënë mirënjohje z. Refik Ibrahimi, zyrtar për çështje akademike, kurse mirënjohje me rastin e pensionimit për kontributin e dhënë në administratën e Universitetit, i është ndarë znj. Zijavere Idrizi, zyrtar për çështje te studenteve ne Fakultetin e Edukimit.

Për mbështetje në procesin e zhvillimit të Universitetit mirënjohje u wshtw ndar nga Rektori Kosumi, studentëve alumni, Freskim Musliu  dhe Arboneta Lecaj.

Po ashtu Rektori Bajram Kosumi ka ndarë mirënjohje për mbështetje në procesin e zhvillimit të Universitetit, z. Agim Sahiti, drejtor i Kompanisë KONSONI dhe Nezir Rexhepi, drejtor i qendrës për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ‘Banja e Kllokotit’.Per me shume foto, ja dhe linku.
https://www.uni-gjilan.net/lajmet/universiteti-kadri-zeka-ne-gjilan-ka-shenuar-9-vjetorin-e-themelimit/

Read More...