Kryetari Hyseni: Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është njëra nga objektivat tona
Gjilan, 13 dhjetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të Cacttus SHA, ku u njoftua nga afër me mundësitë e bashkëpunimit në projekte për digjitalizimin e qytetit në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), veçanërisht bashkëpunimit në strategjinë “Smart City”.
Kryetari Hyseni ka thënë se sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është njëra nga objektivat tona.
“Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është njëra nga objektivat tona, andaj jemi më se të përkushtuar në implementimin e projekteve që do të ndihmonin në zhvillimin e inovacionit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët në aspekt afatgjatë”, është shprehur, përveç tjerash, kryetari i Gjilanit
Pëlqej
Komento
Ndaj