Viti

Personi që ka humbur arin ftohet që t’a marrë në Stacionin Policor në Viti

Në Stacionin Policor Viti me datën 04.10.2023 është paraqitur një qytetar nga komuna e Vitisë i cili ka njoftuar se afër stacionit të autobusëve në Prishtinë me datën 03.10.2023 ka gjetur një sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) dhe të njëjtat i ka dorëzuar në Stacionin Policor Viti.
Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan kërkon mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj tek qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor Viti.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Po ashtu apelojmë tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.

You Might Also Like