Futboll

Edhe Gjilani edhe Drita luajnë të shtunën

Dy ekipet nga Gjilani, ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së nëntë do t’i luajnë këtë të shtunë më 7 tetor.

Kështu, Gjilani në fushë do të pret Dukagjinin e Klinës, në ndeshjen që luhet të shtunën me fillim në ora 15 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të shtunën do të luajë edhe FC Drita, e cila do të jetë mysafire e Malishevës në Stadiumin “Bajram Aliu” në Malishevë. Para ndeshjes, FC Drita këtë të premte do të mbajë një konferencë me gazetarë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like