Dy ekipet gjilanase Drita dhe Gjilani po I zhvillojnë ndeshjet derbi të kësaj jave. Drita në Prishtinë, në Stadiumin e KF “Ramz Sadikut” po përballet me Llapin dhe pas pjesës së parë rezultati është I barabartë 0:0/ Drita ishte më kërkuese, por pa ia dalë që të shënojë.
Ndërkohë që në Gjilan, në Stadiumin me Bari sintetik po përballen Gjilani me Prishtinën dhe pas pjesës së parë Gjilani është në epërsi me rezultat me një gol të shënuar nga Edi Basha nga largësia në minutën 36. Në ndërkohë në Ferizaj po përballen Ferizaj – Ballkani dhe rezultati momental është 2:1 për Ferizajn. /kryelajmi.com/.




