Futboll

Masa të rrepta sigurie në ndeshjen Gjilani-Drita, këto janë gjërat e ndaluara për t’u futur brenda

SC Gjilani njofton gjithë tifozët që nesër kanë planifikuar ta përcjellin nga afër ndeshjen e javës së 7-të kampionale ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, se do të kenë kontrolla në hyrjet e stadiumit.Më poshtë i gjeni gjërat që janë të ndaluara të futen brenda hapsirave të stadiumit.

Në kontrollin e parë ndalohen:

shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

– pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike

– ushqim

– ombrellat (çadrat)

– çantat e shpinës

– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:

– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.

– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.

– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.

You Might Also Like