Futboll

Drita vazhdon tutje në UEFA Conference League

Skuadra e Dritës ka kaluar tutje në UEFA Conference League.

Drita ka kaluar në fazën e dytë të UEFA Conference Leagu pas fitores ndaj Deçiqit me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Nënkampioni i Kosovës në dy ndeshje ishte më i mirë sesa skuadra shqiptare nga Tuzi, Deçiq derisa kualifikimin e siguroi në takimin kthyes që u zhvillua në Podgoricë.

Ardian Cuculi e ka shënuar golin e vetëm në sfidën e sotme e cila u mbyll me rezultat 0:1 në favor të gjilanasve.

“Intelektualët” në raundin e dytë do të kenë punë me gjigantin holandez, Feyenoord.

/Gazeta Sheshi/

 

You Might Also Like