Gjilan

Policia e Kosovës vizitë Kopshtit  së Fëmijëve “Ardhmëria”-Gjilan  

Gjilan, 08 maj 2024
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti sektorial dhe ai i policisë në Komunitet të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave dhe obligimeve të cilat dalin nga strategjia e integruar e policimit në bashkësi ka realizuar një vizitë në Kopshtit e fëmijëve ,,Ardhmëria’’ në qytetin e Gjilanit. Kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin e këtij kopshti.
Zyrtarët policor me këtë rast përmes të një ligjërate kanë njoftuar fëmijët për rregullat dhe sjelljen e tyre  në komunikacionin rrugor
Në ligjëratë përveç stafit edukator kanë marrë pjesë rreth tetëdhjetë (80) fëmijë, janë pranuar shumë  pyetje të fëmijëve  në lidhje me detyrat dhe angazhimet e zyrtarëve policore.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like