Gjilan

Kryetari i Gjilanit, inspekton punimet e disa projekteve

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Mentor Mihovcin, kanë parë nga afër disa nga projektet të cilat po realizohen.
I pari i Gjilanit, tregoi se sot kanë vizituar disa vendpunime.
Sipas tij “Jonuz Terstena”, tashmë është në fazën përfundimtare. Shtresa e dytë dhe e fundit e asfaltit po finalizohet.
Më tek Alban Hyseni, tha se punimet në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, po vijojnë me intensitet të lartë.
“Projekti madhor për Gjilanin, në rrugë të duhur drejt finalizimit gjatë këtij viti”, tha kryetari Hyseni.
Më tej i tregoi se, Kult Qendra është projekti i fundit, që kanë vizituar sot. Aty po punohet në përgatitje të pllakës së dytë të betonit.
“Për artin, kulturën, kinemanë, teatrin dhe galerinë e qytetit”, tha nê fund kryetari Hyseni.

You Might Also Like