OPINION

Pritje në kohë

Shkruan: Lendita Alidema Kokollari

 

Një vakum kohorë, një pritje e diqkaje që en dërron rrjedhën, kuptimin  e ëndrrave dhe dëshirave të jetës si vlerë e njëmendët.
Demokracia, fjalë që në vetë përmbajtjen e saj na epë të kuptojmë “Qeverisjen nga Qytetarët”, një formacion, rregullim apo rend shtetëror në të cilin Fuqia dhe Pushteti rrjedh nga Populli nga përzgjedhja e reprezentantëve të tyre përmes zgjedhjeve politike nga vetë populli, të cilët janë njëkohësisht edhe bartësit apo përfaqësuesit e vendimmarrjeve të tyre.
E pritur ndër kohëra e mbrojtur në vatrat eshtëpive tona ndër shekuj, ajo u bë realitet i të sotmes  mbi mileniumet e themeleve tona etnike.
E kundërta e Demokracisë, Diktatura e cila në vetë përmbajtjen e saj ka Qeverisjen e vetëm një Personi apo Grupi njerëzish me një Fuqi të pakufizuar, duke ia lejuar  vehtes edhe luftërat Robëruese, fatkeqësisht na u imponua në periudha tëndryshme të historisë Kombëtare të lashtë. Edhe pse format e luftës janë të ndryshme, lufta, ta themi ajo e drejta,  pra ajo që bëhet për liri i ka vështirësitë, rrezikun dhe peshën e rëndë të mbajtjes së rrugës së drejtë, sidomos  nga një pjesë e një populli, të vogël siç jemi ne Shqiptarët e Kosovës.
Luftërat asnjë herë nuk janë të drejta se lufton i forti kundër të dobëtit e kjo është një jopropocionalitet, por vetëm si të tilla ato egzistojnë. Fuqia dhe forca e një shteti matet me ushtrimin dhe nivelin e zhvillimit të forcave ushtarake e ne sipopull pa ushtri vetanake u mobilizuam, pas shumë vitesh, anarkije, pa institucione, pa shkolla e fakultete, pa ekonomi dhe medicinë në nivel.
Iniciativat e mobilizimit apo të krijimit të trupave tona u bën shumë më herët, në kushte mjaft të vështira politike e ekonomike po edhe ato në shtetin Shqiptarë Shqipërinë në kohën kur ai vet luftonte për egzistenc si në politikën e mbrendshme njashtu edhe ate të jashtmen, si në ekonomi, por edhe arsim dhe kulturë. Në atë kohë kur asnjeri nuk besonte se do tëvijë pa tjetër ajo ditë e luftës, me ose pa dëshirën tonë.
Tani ajo,Ushtria, është një aspiratë reale e egzistencës sonë si vlerë që tregon fuqinë për të filluar marshimin me shtetet që me kohë e kanë të fituar mëvetësinë dhe për asnjë moment nuk duhet anashkaluar, lënë anash apo harruar. Thuhet se ”Demokracia mbrohet me ligje e liria fitohet dhe mbrohet me luftë” dhe si e tillë ajo do të jetë një garant i Paqes, ruajtjes së Sovranitetit dhe Demokracisë së fituar me aq mund dhe sakrificë për popullin gjenetikisht Demokratik.
Rjedhat e të menduarit dhe të vepruarit në praktikë kanë marrë një drejtim më vertikal, tani jo vetëm që flitet por vlersohet të folurit, punohet e veprohet dhe ajo si e drejtë vlersohet, në të kundertën si jo e drejtë ndëshkohet me ligje të luftës, se vetëdija ka arritur një nivel të lartë, me ose pa dëshirën tonë, jemi më konkret, praktik e duamë dhe e qmojmë ate që vërtet vlen, dhe ate nacionale.
Në organizim dhe strategji jemi më konstruktiv, e që sa i përket politikës ende kemi mangësi por që qëndron në bazë të fortë për tu korporuar në tërësi.
Këmbanat bijnë për ata që i dëgjojnë, e ne tani jemi në rugë të trasuar ku jehona e këmbanave na bënë të mos ndjejmë dhimbje, uri e acar, por duhet  të ndijmë vetëm dashuri për qëllimin tonë të lartë të cilin ia kemi parashtru vetvetes, si popull që dinë ta mbajë besën e dhënë, të trasheguar nga historia e lashtë e stërgjyshërve trima .
Të talentuar jemi të emitojmë, e të inovojmë gjëra të reja. Origjinalitetin e kemi pak të vështirë dhe të huaj, se neve nuk jemi të dedikuar përgjëra të tilla, ata të huajt do ta bëjnë e ne pastaj luajmë rolin eimitatorit, i cili nuk i ka as kushtet as traditën as temperamentin e ndoshta as ngritjen kulturore, po ne se si e imitojmë, ndoshta edhe pse në fund nuk ka as qëllim.
Shpresoj që thënja e një Filozofi të mençur të kohës, Georg Bernhard Shaw që “Demokracia është një veprim i cili garanton që të mos qeverisemi më mirë se që e meritojmë” të mos vlej për Kombin tim Shqiptarë, pasi që me të vërtet e meritojmë të Qeverisemi bile edhe më mirë se që e meritojmë.

17  Tetor 2024

You Might Also Like