OPINION

Madhështia politike karshi vogëlsisë ekzekutive!

Shkruan: Fitim Guda

Kush mbeti pa ardhur ne Gjilan?!

Vizitat e shpeshta te ministrave, kryeministrit si dhe perfaqësusëve të institucioneve tjera janë treguesi më i miri se Luta me ndikim e vet politik është faktor determinues në avancimin e proceseve te Gjilanit!
Vizitat e shpeshta, fjalët e mëdha plot miradije, nënshtrimi ndaj autoritetit të Lutës janë treguesi më i mirë se Luta është faktor shumë i rendësishëm në skenën politike!
Edhe një herë po tregohet se emrat e mëdhenj janë ata që i përcaktojnë proceset. Kjo madhështi politike më së miri po shihet sidomos në konferencat për shtyp, ku disa herë po thuhen fjalë shumë të mëdha për punët e Kryetarit gjatë pandemisë, si dhe qëndrimi më se inferior i ministrave karshi madhështisë politike te Lutës!
Deklarimet e ish- ministrit Vitia se çdo projekt që po lansohet, Gjilani është vetëm në fazën e implemetimit, ose deklarimi i ish- ministres Bajrami se Gjilani duhet të merret si model për krejt Kosovën në mësimin online, dhe se të tjerët duhet të mësojnë nga Gjilani, flet më se miri, se sa është me rendësi madhështia politike e liderit!
Edhe impianti i ujërave të zeza vie në Gjilan kryekput falë angazhimit të Lutës!
Të jesh produkt socio-politik i kohës dhe t’i përcjellësh në mënyrë maestrale zhvillimet politike, po del të jetë fondamentale në krijim e mirëqenies së qytetarëve të një rajoni!

You Might Also Like