Gjilan, 06.03.2018.
Ka më teper se gjashtë muaj që punëtarët shëndetësor të pranuar në QKMF përmes projektit të Caritas-Kosova për përkujdesin shtëpiak”, nuk janë paguar.
Në këtë konkurs janë pranuar edhe staf tjetër si mjekë, stomatolog dhe staf tjetër profesional dhe jo profesional.
Edhe më heret e kemi tërhequr vërejtjen se punëtorët e pranuar paguhen më pak se punëtoret tjerë dhe kanë pasur vonesa në pagesa.
Tani kur kjo vonesë ka kaluar çdo kufi, i bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës, z. Haziri, që sa më parë të sigurohen fonde që punëtorët shëndetësor të paguhen për punen e tyre, dhe mjaftë më me këtë ,,dietë” në kurriz të mantilbardhëve.
Kryetari i komisionit për Shëndetësi i degës së PDK, në Gjilan
Dr.Enver Murtezi