Futboll

Vllaznimi sërish i pakalueshëm për Dritën

Vëllaznimi është gjysmëfinalisti i parë i DigitAlb Kupës së Kosovës pasi ka mposhtur ekipin e Dritës vetëm pas ekzekutimit të penaltive (5-6), raporton Gazetasheshi.com.

Kujtojmë që koha e rregullt përfundoi 2-2.

Gazetasheshi.com ka mbajtur të informuar me formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga kjo përballje:

Drita – Vëllaznimi 2-2 (5-6 pen.)

-Vëllaznimi është gjysmëfinalisti i parë i DigitAlb Kupës së Kosovës

*Ardian Limani (Dri) gjuan dhe DËSHTON 5-6
*Egzon Gashi (Vëll) gjuan dhe REALIZON 5-6
*Drilon Musaj (Dri) gjuan dhe REALIZON 5-5
*Flamur Bajrami (Vëll) gjuan dhe REALIZON 4-5
*Liridon Leci (Dri) gjuan dhe REALIZON 4-4
*Burim Qorri (Vëll) gjuan dhe DËSHTON 3-4
*Endrit Krasniqi (Dri) gjuan dhe REALIZON 3-4
*Lorik Rudi (Vëll) gjuan dhe REALIZON 2-4
*Xhevdet Shabani (Dri) gjuan dhe REALIZON 2-3
*Gentian Mazrekaj (Vëll) gjuan dhe REALIZON 1-3
*Leutrim Kryeziu (Dri) gjuan dhe DËSHTON 1-2
*Besnik Krasniqi (Vëll) gjuan dhe REALIZON 1-2
*Fidan Gërbeshi (Dri) gjuan dhe REALIZON 1-1
*Lekë Vula (Vëll) gjuan dhe REALIZON 0-1

-Mbyllen edhe 15 minutat e dytë të shtesës dhe ndeshja shkon në penalti!
110′ Xhevdet Shabani harkon bukur brenda zonës për Liridon Lecin (Dri), i cili gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.
-Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve!

-Mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve!
97′ Xhevdet Shabani gjuan për mrekulli drejt portës, por pret Gecaj.
-Fillon pjesa e parë e vazhdimeve!

-Mbyllet koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime!
90+5′ Leutrim Kryeziu (Dri) gjuan afër zonës, por pret Gecaj.
90+3′ GOL. Lekë Vula barazon rezultatin në minutën e dytë shtesë
90′ Fatlum Gashi (Vëll) gjuan nga largësia, pret ‘gardiani’ Rexhepi.
84′ Lorik Rudi (Vëll) ka mundur të realizojë shumë lehtë gol, derisa harkim-goditja e tij përfundon pranë pingules.
81′ Rast ideal për futbollistët e Vëllaznimit që ta barazojnë rezultatin, por Rexhepi e lëshon portën e m kohë dhe shpëton gol të sigurt.
72′ GOL. Kastriot Rexha nga afërsia për të realizuar edhe golin e dytë për ekipin vendas, 2-1.
66′ Besnik Krasniqi (Vll) gjuan nga goditja e dënimit, por është ‘gardiani’ vendas Rexhepi që devijon topin në fundore.
52′ Haxhi Neziraj (Dri) tenton goditjen brenda zonës, por është sërish Gecaj që shpëton Vëllaznimin.
47′ Xhevdet Shabani (Dri) provon goditjen nga largësia, por pret ‘gardiani’ Gecaj.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
44′ Ardian Limani (Dri) realizon pas një devijimi të Shabanit, por gjyqtari anësor Berisha sinjalizon për pozitë jashtë loje.
37′ Lekë Vula depërton bukur nga krahu i djathtë dhe gjuan për mrekulli, por topi shkon mbi traversë.
34′ Xhevdet Shabani (Dri) me një veprim individual bën gjithçka mirë, derisa gjuan vetëm pranë portës.
14′ Liridon Leci (Dri) gjuan me këmbën e djathtë por vetëm jashtë porte.
12′ GOL. Kastriot Rexha realizon një gol të dyshimtë, derisa gjakovarët protestojnë ashpër se topi nuk e kaloi fare vijën fatale, 1-1.
10′ GOL. Gabim i tmerrshëm i Fidan Gërbeshit në repartin e mbrojtes, derisa sulmuesi afrikan Henry Chibuze e përmison gabimin e tij, 1-0.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Musaj, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, Neziraj, Krasniqi, Xh.Shabani, Livoreka. Rexha. Kryetrajner: Bekim Isufi.

Vëllaznimi: Gecaj, Krasniqi, Vokshi, Dragusha, Qorri, Mazrekaj, Dushi, Gashi, Vula, Rugova, Chibuze. Kryetrajner: Arsim Gojani.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Alban Shala

Stadiumi: “I Qytetit” – Gjilan

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like