Sport Club Gjilani dhe Armend Thaqi janë shumë afër arritjes së marrëveshjes dhe sipas burimeve tona nga ekipi kuq e bardhë shumëçka pritet të vendoset nesër.
Armend Thaqi edhe në të kaluarën kishte luajtur për Gjilanin, ku kishte patur paraqitje të shkëlqyeshme, kurse më pas ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të FC Ballkanit, gjë e cila bëri që karrierën t’a vazhdojë tek FC Cluj në Rumani dhe tashti sërish pritet të rikthehet në Superligën e Kosovës. /kryelajmi.com/.