Futboll

SC Gjilani miqësore në Turqi me ekipe polake, moldave, azere e kazake

Sport Club Gjilani do të zhvillojë katër ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore në Antali, si pjesë e përgatitjeve për vazhdimin e sezonit. Këto takime do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën e ekipit dhe për të harmonizuar repartet.

Ndeshja e parë do të luhet më 20 janar ndaj FC GKS Tychy nga Polonia, ndërsa më 24 janar Gjilani do të përballet me FC Aktobe nga Kazakistani. Më 27 janar, kuqebardhët do të matin forcat me FC Bunyodkor nga Uzbekistani, kurse cikli i ndeshjeve miqësore do të mbyllet më 29 janar ndaj FC Zimbru Chisinau nga Moldavia.

Këto përballje pritet t’i japin ekipit ritmin e duhur garues dhe mundësinë për të ndërtuar një formë sa më të mirë para sfidave zyrtare.

Ekipi do të udhëtoj në tokën turke më 17 janar dhe do të qëndroj deri më datën 30.

You Might Also Like