Futboll

SC Gjilani humb miqësoren e dytë në Antalia

Sport Club Gjilani që po zhvillon përgatitjet në Antalia në Turqi, ka pësuar humbje në ndeshje miqësore që këtë të shtunë e ka zhvilluar ndaj ekipit hungarez Aqvital FC Csakvar me rezultat 0:1.

Ekipi i Gentjan Mezanit, ditë më parë kishte zhvilluar miqësore edhe me ekipin e njohur nga Skocia, FC Livingstone, nga i cili kishte pësuar me rezultat 1:2, kurse gjatë qëndrimit në Turqi, ekipi bardh e kuq nga Gjilani do të ndeshet edhe në një miqësore me ekipin FC Qyzyljar nga Kazakstani./kryelajmi.com/.

You Might Also Like