Te ndryshme

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”,  bënë përgatitjet për shënimin e përvjetorit të 45-të, të themelimit të saj  

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”,  bënë përgatitjet për shënimin e përvjetorit të 45-të, të themelimit të saj  

 

45-vjet enigmatikë!  

              (1980-2025)  

 

Shkruan:Rexhë Hasani, Mjeshtër i rnigmatikës 

 

45-vjetori i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme dhe një pikëreferimi të rëndësishme në historinë e kulturës enigmatike shqiptare. Kjo shoqatë, që prej themelimit të saj (muaji tetor 1980), ka qenë një vatër e përkushtimit ndaj zhvillimit të enigmatikës në gjuhën shqipe, mendimit të mprehtë dhe krijimtarisë popullore nëpërmjet formave të fjalëkryqeve, gjeegjëzave, enigmave dhe lojërave gjuhësore. Themelues të ShE “Ndre Mjeda”, janë: Dr. Zijadin Hasani, Inxh. Xhelal Selmani, Inxh. Fadil Dërmaku, piktor grafik, Rasim Vllasaliu…, më pas iu bashkuan edhe inxhinierët si Abdylmexhit Selmani e Shemsedin Kryeziu, albanalogu Xhevat Ruhani, gazetari Rexhep Hasani etj.  

Vlerësimin e këtij përvjetori duhet parë në disa dimensione: 

  1. TrashëgimiKulturore 

Shoqata e Enigmatëve, “Ndre Mjeda”, ka ruajtur dhe zhvilluar një traditë të pasur enigmatike, duke ndihmuar në përhapjen e kësaj forme unike të artit letrar ku ngërthejnë gjëegjëzat si dhe akrostiqet. Ajo ka ndikuar në edukimin e brezave përmes gjuhës shqipe të pastër dhe mendimit logjik, gjë që, ka zhvilluar logjikën dhe sportin mendor tek të rinjtë. 

  1. Kontributinë Arsimin dhe Kulturën Shqiptare 

Shumë nga anëtarët e saj kanë qenë edhe arsimtarë, shkrimtarë, studiues e publicistë, duke ndërlidhur veprimtarinë enigmatike me arsimimin dhe edukimin kulturor të rinisë. 

  1. Platformëpër Talente të Reja 

Përmes konkurseve, botimeve dhe aktiviteteve të shumta, Shoqata ka krijuar një terren të begatë për zbulimin dhe përkrahjen e talenteve të rinj në fushën e enigmatikës. 

 

  1. Ruajtjae identitetit Kombëtar 

Në kohë të vështira për kulturën shqiptare, sidomos në Kosovë, kjo shoqatë ka qenë simbol i rezistencës kulturore dhe gjuhësore nëpërmjet enigmave të llojeve të ndryshme. 

Përfundim:
45 vjet, jetë aktive e një shoqate si “Ndre Mjeda” nuk janë thjesht një datë jubileare, por një dëshmi e një përkushtimi të gjatë, e një dashurie të madhe për enigmatikën dhe sforcimit të gjuhës, për lojën mendore dhe për identitetin kombëtar. Kjo është një arritje që meriton përgëzime, studim dhe mbështetje të vazhdueshme nga institucionet kulturore e arsimore. Për të shënuar këtë përvjetor, Shoqata e Enigmatëve ka formuar Këshillin Organizativ për shënimin e saj, duke paraparë në axhendë, garat në përpilimin e fjalëkryqit dhe të një anagrami nëpërmjet platforms Online. Garuesit më të mire, do të vlerësohen nga Juria profesionale e shoqatës, ku janë paraparë çmimet për 3 vendet e para.  Poashtu,  organizatori është përkujdesur për një tryezë ku do të bisedohet për rrugëtimin 45-vjeçar të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe të arriturat e saja në fushën e enigmatikës në përgjithësi. 

Këshilli Organizativ, ka bërë gati edhe një ekspozitë me fotografi nga rrugëtmi 45-vjeçar i Shoqatës deri më sot.  

 

You Might Also Like