Libri

Shqipja e ka nderuar heroin e kombit, Agim Ramadanin

Gjilan, 9 nëntor 2017 –

Shqipe Husaj ka bërë emër në jetën e përkthimit të veprave letrare. Ajo çdo ditë po hapëron dhe po ecën përpara me artin shpirtëror. Është intelektuale nga Peja. Ajo krahas jetës si mësimdhënëse, e do artin e përkthimit. Përkthimet e saja janë një “mjeshtri” e rrallë e artit. Ajo është përkthyese nga gjuha angleze. Thotë se, këtë “zanat” e ka mësuar nga përkthyesit e mëdhenj, të cilët veprave të tyre letrare u kanë dhënë “shije” joshëse për lexuesit.

Shqipe Husaj me kohë ka mbaruar studimet e rregullta për gjuhë angleze në Prishtinë. Por, me kohë ka filluar të merrej edhe me përkthimin e veprave letrare. Përkthimin e ka në zemër të punës. Kjo punë e saj vlerësohet lart, për faktin se komunikon me krijuesit e botës së artit. Por, ajo që i dha emër kësaj vashe të re, nga Peja, është përkthimi i veprës “Një jetë tjetër” të Agim Ramadanit. Këtë vepër Shqipja jo vetëm e përktheu bukur, por shkriu talentin e saj prej përkthyeses. Ajo, duke njohur mirë dëshmorin e kombit, Agim Ramadanin, jo vetëm si luftëtar, piktor, por edhe si njeri i artit letrar, mori guximin e “fortë” për ta përkthyer veprën e tij “Another life” (Një jetë tjetër) nga gjuha shqipe në gjunën angleze.

Këtë përkthim ajo e bëri vetëm për ta nderuar dhe për ti dhënë më tepër “fuqi” djaloshit më të mirë të Karadakut, Agimit, që në historinë e kombit tonë mbeti gurthyesi i kufirit shqiptaro-shqiptar. Ky hero ka mbetur i “gjallë” si luftëtar i lirisë, por edhe i arti poetik. Kjo zatën ishte “etja” e saj për ta nderuar dhe për ta afirmuar Agimin me vlerat e tij shumëdimensionale.

Me këtë rast, Shqipe Husaj, përkthyese, është shprehur me pak fjalë: “Ajo që më shtyri që ta përkthej veprën e Agimit, në radhë të parë, ishte obligimi im moral që e ndjeja ndaj atdheut dhe ndaj heroit të kombit në fjalë. Agimi ishte e mbeti heroi ynë i madh i kombit shqiptar. Si i tillë, ai meriton të përkthehet dhe të vlerësohet. Me këtë rast, ky kontribut imi është si një pikë uji në detin e madh. Unë Agimin e kam njohur më tepër si luftëtar, por nuk e kam njohur aq si njeri i penës. Vonë mësosva për djalosh trim e krijues të artit piktural e artit latrar. Duke i lexuar poezitë e tij aq të bukura, kuptova se ai ishte një gjeni me shumë vlera. Në vepër e “takova” shpirtin e vërtetë të poetit e trimit të Karadakut jetik të Idriz Seferit, Agim Ramadanin, hero. Është kjo një vepër testament i luftëtarit të lirisë, vepër e rrallë poetike Agimit. Vepra “Another life” (Një jetë tjetër) e Agimit është një simbolikë e thellë e artit.

Ajo (vepra) “rrëfen” jetën e Agimit, por atë jetë “tjetër” larg Kosovës, larg familjes. Dhe, ky rëndim i mallit dhe i peshës së robërisë, poetin e bëri të këndojë thekshëm për Kosovën: ”Për një pikë ujë Kosove…”. Janë këto kushtrime të fuqishme të Agimit, të cilat i kam përkthyer me përkushtim të madh. Vargu është i qartë dhe s’ka ngathtësi të shprehjes. Edhe vlerësuesit tjerë e kanë çmuar përkthimin tim. Është ky një mund e zanat që kërkon profesionalizëm. Unë e dua gjuhën angleze, por e dua edhe gjuhën tonë. Me anë të kësaj vepre të përkthyer kam dashur ta prezentoj Agimin si poet dhe njohjen e kulturës sonë në botë. Ajo që është veçantë tek vepra e Agimit, është fakti se vargjet e këtij poeti dëshmor përputhen me jetën reale. Agimi kalo nga jeta

në vdekje dhe, njëkohësisht, nga vdekja në jetën “tjetër”. Kjo është ajo jeta e tij artistike, e cila i ka dhënë kuptim jetës së tij. Jam munduar ta ruaj “freskinë” e frymëzimit të poetit – dëshmor, që dinte t’i bashkojë si armët me artin piktural e letrar.

Kur e pyetëm këtë përkthyese se cilat janë planet e saj në të ardhme, ajo u shpreh: “Jeta nuk është pa plane apo projekte. Unë jam ligjëruese e gjuhës angleze në Pejë – Kosovë, por një jetë “tjetër” e kaloj me përkthimin e veprave letrare. Gjer më tani kam përkthyer video filmin nga familja amerikano-shqiptare Cooper “Pasioni i lindjes së zgjarrtë” si dhe veprën “Natyra e Rugovës, një pasuri e kthyer përmbys”. Edhe pas kësaj “jete”, unë nuk rrij duarkryeq. E dua leximin, por edhe përkthej e shkruaj. Kjo më është jeta ime, e cila kalohet me libra, përkthime e me arte të tjera. S’ka më bukur se të merresh me artin e përkthimit. Aty jeton dhe e gjen vetën…Unë jam munduar ta nderoj figurën e Agimit të lirisë. Veprës së tij i kam dhënë gjak dhe jetë…”./Tefik Selimi

 

You Might Also Like