Libri

Poezi nga Shefik Surdulli

Mos i kofsha falë

kësaj nate

vizllimë me drita

bojalli

Bile as hanës (ndonjëherë)

që m’ndjek andrrave

si e qartun

Pezull më rri

një shfaqje tjetër

E bukur

me nurin e saj

Një llambë vajguri

varun me një thumb të ndryshkun

në mur

me aq pak dritë

territ

i ze pritë

Para oxhakut

në një shkamb

Nana

tuj thurrë çorapë t’leshta

mos me na zanë gafil

dimën i randë

N’t’sosun

një cung

tu i dhanë zor

një kazani ujë n’verigë

me vlue

Një botë

andrallëmadhe

Tut-tuf sert

Tuf-tuf avash

Digjet

në një llullë

N’buzë

kacavjerrun

Një tjetër zjarr

sakaq

merr flakë

Nuk rri fjetun.

You Might Also Like