OPINION

Shqiptarët e Maqedonisë bashkë për të mirën e përbashkët

ismajl Kurteshi  Shkruan: Ismajl Kurteshi, deputet

Kur Komisioni Parlamentar i Arsimit të Kuvendit të Kosovës, në shtator, e vizitoj Kuvendin e Maqedonisë, ku u takua me Komisionin Parlamentar të Arsimit të Maqedonisë dhe po ashtu vizitoj Ministrin e Arsimit të Maqedonisë me që rast u takua me ministrin e arsimit dhe bashkëpunëtorët e tij u informuam për gjendjen e arsimit shqip në Maqedoni por edhe gjendjen në përgjithësi të shqiptarëve atje.

Në takim u tha se shumë aspekte të Marrëveshjes së Ohrit nuk po respektohen nga Shkupi zyrtarë. Përdorimi i gjuhës shqipe në institucione shtetërore në Maqedoni nuk po lejohet, ashtu si e parasheh Marrëveshja e Ohrit.

Deputeti i Kuvendin e Maqedonisë, Orhan Ibrahimi, në pranin e anëtarëve të dy komisioneve tha se Maqedonia është vend antidemokratik dhe antishqiptarë.

Në këtë vend ushtrohet represion ekonomik dhe politik mbi shqiptarët. Programet shkollore janë ofenduese dhe antishkencore për shqiptarët, nga klasa e parë deri në universitet.

Pas luftës nga Maqedonia janë larguar shumë shqiptar, për shkak të diskriminimit ekonomik dhe politik. Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë ndryshimin e kësaj gjendjeje dhe në këtë drejtim presin përkrahje edhe nga Kosova, përfundoj deputeti Ibrahimi.

Në takim deputetët shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë, e quanin të nevojshëm korrigjimin e përmbajtjes së disa teksteve shkollore, veçanërisht të teksteve të

historisë, gjeografisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare, në të cilat paraqiten shumë të pavërteta për shqiptarët e Maqedonisë.

Hartat e Maqedonisë që i përdorin edhe nxënësit shqiptar janë të shkruara me shkronja cirilike në gjuhën Maqedone. Në këto harta Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, e për këtë çështje askush nga Kosova nuk e ka ngritur zërin than ata.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni u informuam se mbi 1/3 e nxënësve dhe studentëve të Republikës së Maqedonisë janë shqiptar kurse vetëm 1/8 e buxhetit për arsim të lart është nda për mësimin në gjuhën shqipe. Kurse nga buxheti i kulturës në Maqedoni, për kulturën shqiptare është nda vetëm 1% nga buxheti i përgjithshëm për kulturë në Maqedoni.

Në Ministrin e Arsimit e pranuan se ka disa probleme me tekste shkollore të cilat i cilësuan si gabime dhe shprehen bindjen se këto gabime nuk do të ndodhin vitin e ardhshëm shkollor.

Në Ministri u shprehën të gatshëm ta thellojnë bashkëpunimin me Kosovën në fushën e arsimit.

Përkundër faktit se shqiptarët në legjislaturën e ardhshme do t’i kenë rreth dhjet mandate më pak, rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni i kanë faktorizuar partitë shqiptare, sepse formimi i qeverisë së Maqedonisë, këtë herë, varet ekskluzivisht nga shqiptarët, faktorizimi e rrit edhe përgjegjësin, për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, tani e tutje bie mbi partitë politike shqiptare. Shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që nuk përsëritet shpesh. Deputetët shqiptar mundësinë për formimin e qeverisë duhet ta këmbejnë me implementimin pikë për pikë të Marrëveshjes së Ohrit.

Partitë shqiptare para se të bisedojnë ndarazi me partitë maqedone duhet të bisedojnë në mes veti dhe ta arrin një marrëveshje të dobishme për shqiptarët në Maqedoni.

Cila do forcë politike shqiptare që për shkak të interesave partiake, grupore a personale të liderëve të tyre e pamundëson shfrytëzimin e këti momenti për të mirën e shqiptarëve do të jetë përgjegjës për pozitën diskriminuese të

shqiptarëve në Maqedoni. Në këto momente kthese, kur vendoset për gjendjen o popullit duhet maturi që nuk bënë t’i mungoj partive shqiptare në Maqedoni.

 

You Might Also Like