OPINION

Tendenca për prishjen e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Autor: Msc. Skender Berisha

E vetmja mundësi që të gjitha marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë të anulohen është destabilizimi apo një konfrontim i vogël, në mënyrë që gjithçka të nisë nga e para, por jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje.

Një asociacion pa kompetenca nuk i përmbushë synimet e Serbisë, me ç’rast shihet qartë se ky tension i ngritur në veriun e Kosovës dhe i mbështetur nga ana e Serbisë domosdo se ka një prapavijë, dhe nuk është larg mendjes për një nismë të re për ndryshimin e kufijve në Ballkan, dhe siq duket kjo strategji e një ballafaqimi të shkurtër të forcave do të jetë një alternativë në mos sot, nesër! Edhe pse në Kosovë për sigurinë e saj përkujdeset edhe KFOR-i, kjo asnjëherë nuk do t’a ndalë Serbinë për peripecitë e saj territoriale, dhe mundësitë për një agresion nuk do të shuhen asnjëherë. Prandaj, planet e veprimit nga ana e Kosovës si kundër përgjigje duhet të jenë të gatshme në çdo kohë. Por, a ka ndonjë alternativë që do t’a ndryshonte trajektoren e Serbisë për t’a rishikuar orientimin e saj territorial gllabërues. Po! Republika Srpska në Bosnje siq duket do të jetë çelësi i zgjidhjes. Bashkimi i saj me Serbinë do t’a liron Kosovën nga ky presion i vazhdueshëm dhe problematik. Njohjen Kosova nga Serbia asnjëherë nuk duhet t’a ketë në prioritet. Kosovës i nevojitet hyrja në NATO, dhe BE. Thënë shkurt, “çmimin e ngritur nga Kosova” dhe mbajtja e saj do t’a favorizojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ngaqë një thyerje në fund do të ishte katastrofë, dhe përgjigjet që do t’i marrë nga bashkësia ndërkombëtare do të favorizojnë Serbinë. Prandaj, me këtë ritëm të tensioneve në veri, dhe krizës që po shkakton ajo, medoemos duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare, në të kundërtën kjo do të jetë një rutinë edhe më tutje për grupet kriminale dhe të disa qytetarëve të manipuluar. Duhet t’i vihet pikë këtij problemi, ndoshta duke e shqyrtuar edhe ballafaqimin problemeve të njejta e të shkaktuara nga Serbia, edhe brenda territorit të Serbisë (në jugun e saj), Krahinës së Vojvodinës dhe Republika Srpska në Bosnjë, dhe Serbia të

ballafaqohet me probleme brenda territorit të saj, dhe më pas BE dhe ShBA të ndajnë mendjen për zgjidhjen e problemeve një herë e përgjithmonë në Ballkan. Ndërkohë, Kosovës asnjëherë nuk i është dashur më shumë unitet se sa tani. Sot, është koha e përkrahjes së Qeverisë në raport me Serbinë, pa marrë parasysh se si ka ardhur deri këtu. Kthimi mbrapshtë nuk duhet të konsiderohet zgjidhje. Uniteti duhet të konsiderohet qelësi kryesor brenda vendit, përndryshe, vendit i kanoset një destabilizim jo vetëm nga Serbia, por edhe nga vetë zhvillimet demografike në vend, pasiqë vendi po shpopullohet, dhe kjo do të sjellë pasoja afatgjatë në zhvillimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit, në të njëjtën kohë edhe duke ja zvogëluar ndikimin në rajon dhe tregun e vogël ekonomik.

You Might Also Like