Futboll

Si tribunat ashtu heshtën edhe rrjetat në kryendeshjen Gjilani – Drita

Gjilani e Drita kanë barazuar pa gola në derbin e heshtur, të parin që është zhvilluar në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Pa praninë e shikuesve, të cilët u privuan shkaku i mungesës së kushteve në këtë stadium, kryendeshja nuk e ka patur hijeshinë e dikurshme që e karakterizonin britmat e shikuesve, hedhja e fishekzjarrëve dhe koreografia e llojllojshme.

Në pjesëlojën e parë Drita ka qenë shumë e mirë në fushë dhe më e rrezikshme para portës së Koliqit. Fillimisht Krasniqi, Ajzeraj e Simonovski të Dritës huqën disa raste shumë të mira. Më pas edhe Almir Kryeziu nga largësia për pak fërfolloi topin skaj shtyllës e në minutën 22 Enea Koliçi shpëtoi gol të sigurt duke pritur gjuajtjen e Enea Koliqit.

Në minutën 30, Almir Kryeziu i Dritës e qëlloi shtyllën, kurse pak çaste më pas Almir Kryeziu gjuajti jashtë portës.

Gjilani për herë të parë më seriozisht ka rrezikuar në minutën 33, pas një harkimi të Prognit e dy minuta më pas gjuajtja e furishme e Blerim Krasniqit për pak shkoi jashtë portës. Pjesëloja e parë u mbyll me tentimin e Hamdi Namanit që të shënojë me gërshërë..

Në pjesëlojën e dytë Gjilanit luajti më mirë e Drita sikur u kënaq me rastet që i pati në pjesë të parë.

Dy rastet që duhet veçuar nga kjo pjesë ishin ai i Gerhard Prognit nga gjuajtja e lirë në minutën 55 dhe gjuajtja e Marko Simonovskit në minutën 61, kur bukur është shërbyer nga P. Islami, por veriomaqedonasi me kokë gjuajti mbi portë dhe rezultati deri në fund ngeli 0:0

Gjilani: Koliqi, Halili, Cale, Hajdari, Dabiqaj, Aziz, Krasniqi, Useini, Kelmendi, Prekazi, Progni. Kryetrajner Alban Hyseni

Drita: Maloku, Islami, Limani, Balde, Blakqori, Bardhoku, Namani, Krasniqi, Ajzeraj, Kryeziu, Simonovski. Kryetrajner Ardian Nuhiu 

You Might Also Like