Ditën e nesërme skuadra e Gjilanit zhvillon ndeshjen e radhës kampionale, ku do të udhëtoj drejt Klinës për ta zhvilluar takimin e javës së 20-të, e për kundërshtar do ta ketë KF Dukagjinin.
Në kuadër të kësaj ndeshje Gjilani sot mbylli përgaditjet e kësaj jave për takimin e lartëcekur.
Seanca e fundit stërvitore e cila kryesisht ishte me detajet e fundit të përgaditjes për ndeshjen e nesërme, u mbajt paraditën e sotme te fusha ndihmëse me barë artificial.
Gjendja e futbollistëve para duelit të nesërm është stabile, ku për këtë takim janë kthyer edhe dy mungesat nga ndeshjet e kaluara.Bëhet fjalë për Franc Veliun i cili ishte i ndëshkuar me të kuq në përballjen kundër Drenicës në kupë, dhe Erlis Frashëri i cili mungoi pasiçë kishte mbushur normën e kartonëve të verdhë dhe futbollistët janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre në këtë duel.
Dy mungesat e skuadrës së Gjilanit mbeten Ylli Shameti dhe Oltion Rapa, të cilët po punojnë intenzivisht për tu rikthyer sa më parë në fushë, ku stafi mjeksor i skuadrës po përcjell nga afër gjendjen e tyre.
Kujtojmë se ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet nesër (e shtune) me fillim nga ora 13:00 në Klinë dhe do të gjykohet nga katërshja e referëve, Alban Shala, Fatmir Sekiraqa e Edmond Zeqiri dhe me gjyqtarin kryesor Visar Kastrati.