Futboll

Skifterat dalin me një dedikim për klubin e tyre të zemrës

Skifterat janë zemra dhe shpirti i kësaj ekipe. Pasioni dhe energjia jonë mund të ndryshojnë gjithçka. Motivi buron nga ne. E ky motiv më së shumti klubit i duhet tani, në këto momente krenarie, duke shijuar ndjenjen e të qenit FINALIST.
Uljet e ngritjet kanë qenë mes nesh, por NE kemi qenë ATY gjithmonë, dhe do të vazhdojmë sërish në të njejtin nivel. Diell a shi, frymë a borë, fitore a humbje, rëndësia e vetme ka qenë GJILANI. Hajde bashkë t’i japim krah fitores, e ti prijmë triumfit!
E nesermja nuk është e rëndomt. Përkrahja ndaj ekipit në këto momente është me shumë rëndësi. E nesërmja nuk njeh arsyje. Krah për krah, e zemër për zemër në stadion, në shtëpinë tonë të dytë, në përkrahje të dashnisë tonë të parë!

You Might Also Like