Viti

SHBH ”Nënë Tereza” nderon me mirënjohje humanistin dhe veprimtarin Prof.Ali Sylejmanin nga Gërmova 

 

 

Me një ceremoni rasti,  në ambientet e Shoqatës Bamirëse Humanitare ”Nëna Tereze” në Viti , është nderuar me Mirënjohje nga kjo Shoqatë mërgimtari,  humanisti dhe veprimtari Prof.Ali Sylejmani  nga Gërmova .Mërgimtarit këtë mirënjohje ia ndau në ambientet e kësaj Shoqate, Halit Alidema, koordinator rajonal i SHBH”Nëna Tereze”.

Me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohje për këtë veprimtar e cila ishte dashtë ti dorëzohet para disa ditësh kur edhe u nderuan edhe disa veprimtar dhe donator të të tjerë të kësaj shoqate humanitare, por në pamundësi të ishte prezent fizikisht, atëherë, e njejta iu dorëzua  tash  këtij veprimtari shumëvjeçar i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm me ndihma në këtë shoqatë para dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, kur ato ishin më të nevojshme për popullatën që ishte dëmtuar dhe shkatërruar nga lufta  dhe këto ndihma ai i kishte organizuar dhe sjellë në Kosovë përmes Shoqatës Shqiptaro-Gjermane në qytetin e Magdeburgut në Gjermani.

E i nderuari me këtë mirënjohje , Prof .Ali Sylejmani, tha se është i nderuar për ndarjën për te të kësaj Mirënjohje. Ai ka falenderuar edhe koordinatorin e kësaj shoqate z.Halit Alidema, për respektin që kanë për kontributin që kam dhënë për këtë Shoqatë, duke shtuar se gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet  pjesë e aktiviteteve dhe kontributit humanitarë për familjet në nevojë.

“Jam munduar që gjatë periudhës së gjatë si para dhe pas luftës në Kosovë, të jem pjese e atyre të cilët e kanë zemrën e “madhe” dhe vullnetin për të ndihmuar ata që kanë nevojë” u shpreh Ali Sylejmani. /Aziz Zuka

You Might Also Like