Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme u raportuan 3 raste.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.
21 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.
Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!