Futboll

Bekim Isufi nuk është më kryetrajner i Ballkanit

Skuadra e Ballkanit para pak çastesh ka lajmëruar se nuk do të jetë në krye të skuadrës më trajneri Bekim Isufi.

Skuadra suharekase gjithashtu ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të njoftohet edhe trajneri i ri i sukuadrës.

Me Bekim Isufin, Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e tretë, derisa u kualifikua në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Isufi me Ballkanin në pjesën e parë të stinorit 2021/22 në Superligë ka pasur bilans prej 9 fitoreve, 6 barazimeve dhe 3 humbjeve.

Ballkani ka përfunduar vjeshtën me 14 gola të pranuara, bilansi i tretë më i mirë në Superligë. Ndërsa ekipi ka shënuar 22 gola, që e fut gjithashtu ndër vendet e treta të skuadrave që kanë shënuar më së shumti gola në vjeshtë.

You Might Also Like