Libri

SOT ËSHTË FESTË KOMBËATRE – 470- VJETORI I BPTIMIT TË “MESHARIT”

Sarë Gjergji
Veprën Meshari të Buzukut, studiuesi i historisë së gjuhës shqipe, Eqrem Çabej, e cilëson monument të parë të literaturës shqiptare që dihet gjer më sot, ndërkaq autorin, themelues të kësaj literature.
Nëse Meshari është një vepër e cila mund të kundrohet e studiohet vetëm në aspektin gjuhësor apo edhe letrar, nëse është e hartuar ose përkthim i Buzukut etj., janë disa prej pikëpyetjeve që studiuesit e Buzukut i kanë ngritur vazhdimisht.
Mendimet që studiuesit i shprehin për këto dhe çështje të tjera, janë nga më të ndryshmet e nganjëherë edhe paradoksale. Ta zëmë, gjuhëtarët e trajtojnë në aspektin gjuhësor-filologjik, por duke i theksuar veprës me të drejtë edhe literaritetin e duke e cilësuar atë edhe si një vepër letrare, ndërkaq, studiues të letërsisë, ndonëse e trajtojnë atë si një vepër letrare, ndodh t’i mohojnë veprës letraritetin.
Në librat biblikë gërshetohen gjini, lloje e stile të ndryshme, nga ato epike dhe romaneske, deri te ato sentencioze, dramatike e lirike. Prania e llojeve të ndryshme letrare në veprën e Buzukut dëshmon vlerën e pamohueshme letrare të veprës në fjalë në njërën anë, dhe kontributin e autorit si shkrimtar për inkuadrimin e llojeve të ndryshme letrare në letërsinë shqipe, në anën tjetër.
Buzuku, krejt ndërgjegjshëm dhe pa ndonjë dyshim, Mesharin e cilëson vepër të tijën: “E u maa duo të mbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem…”.
Vepra integron letërsinë, filozofinë, fenë, politikën dhe ideologjinë kombëtare shqiptare. Tema fetare e Mesharit është njëherazi edhe temë politike. Ideja e krijimit të një vepre të tillë paraqet, njëkohësisht, edhe idenë kombëtare, meqë atëherë, siç thotë I. Rugova, ideja religjioze paraqiste edhe idenë kombëtare. Në këtë rrafsh, Buzuku e cilëson mëkat që shqiptari të bëhet turk (Meshari XXIII), pra, të konvertohet në besimin që bartte pushtuesi, Perandoria Osmane. Dhe jo vetëm që e konsideronte mëkat, për më tepër, sipas autorit, e ky është mëkati i parë (Meshari XXIII), që do të thotë mëkati më i rëndë, mëkat mortar. Vepra si e tillë, me tekstin e dimensionin biblik që ka, shpreh dhe konfliktet ideologjike, religjioze e kulturore, pra edhe politike, të etnitetit shqiptar me ato të botës së huaj, otomane.

You Might Also Like