——————————
Gjilan, 15 janar 2026
——————————-
Shënimi i 45-vjetorit të daljes së numrit të parë të revistës për Enigmatikë HORIZONTI (1981-2026)
Horizonti i Gjilanit- prijatare e enigmatikës shqiptare
=============================
Revista per Enigmatike Horizonti doli 3 muaj pas themelimit te Shoqates se Enigmateve “Ndre Mjeda” (4 tetor 1980 ne Gjilan).
15 janari 2021 shenon 40 vjetorin e botimit te numrit te pare te revistes Horizonti, atehere e para dhe mbase e vetmja e ketij lloji ne mbare hapesiren shqiptare. Horizonti lindi dhe mbijetoi rrethana mjafte te veshtira, ne kohen kur shpertheu dhe vepronte Levizja per Çlirimin e Kosoves nga regjimi shovenist serb. Ne fillim, perkatesisht numri i pare doli me tirazh prej dymije ekzemplaresh por per nje kohe te shkurter arriti gjer njezetmije dhe faktikisht vinte menjehere pas ditores shqiptare Rilindja.
Nderprerje te daljes revista pati vetem njehere, ne kohezgjatje rreth dy vjet( 1990-1991), ne kohen kur ne Pallatin e Rilindjes u vendosen masat e dhunshme të regjimit serb, kurse Horizonti aty shtypej.
Redaksinë e parë e përbënin : Zijadin V. Hasani, kryeredaktor, Xhelal Selmani, Fadil Dermaku, Rasim Vllasaliu, anëtarë.
Gjate kesaj periudhe dolen 140 numra gje qe paraqet nje material te çmuar dhe te rendesishem per historikun e enigmatikes ne pergjithesi, kurse asaj shqiptare ne vecanti.
Padyshim me daljen e revistes Horizonti fillon te kultivohet edhe nje pjese tjeter e enigmatikes, pjese perberese e saj- Enigmatika moderne. Keshtu qe me te drejte mund te thuhet se Horizonti sherbeu si nje shkolle shqiptare e enigmatikes.
HORIZONTI ishte shkollë e enigmatikës shqiptare, per te gjithe ne, veçan fillestaret, sepse para daljes se Horizonti, botoheshin kryesisht gjeza, rebuse dhe rralle ndonje fjalekryq e mos te flasim per llojet e tjera te enigmave. Ne Horizonti nisen te sajohen gati te gjitha llojet e enigmave te njohura. Per here te pare filloi se botuari artikujve per ceshtjet teorike te enigmatikes dhe rubrika te vecanta per te, siç jane : enigmologu, nga teoria e enigmatikes ; artikuj mbi rregullat e sajimit te enigmave dhe aktivitetin e enigmatev tek ne dhe ne bote ; njoftime per takimet, garat, kampionatet e enigmateve.
Per popullarizimin dhe zhvillimin e enigmatikes ne gjuhen shqipe redaksia inicoi biblioteken , e emertuar Enigmatikë dhe me 1994, ne kuader te kesaj biblitek dolen dy vepra : “Fjalori i enigmatikes me tre dh 4 shkronja“, “RROKJEKRYQ MAGJIK 4 X 4 DHE RROKJEKRYQ MAGJIK 5 X 5 DHE 6 X 6“, i Z.Hasanit dhe „Gjej e qesh“, me enigma te rimura i Xhemail Halilit.
Pjesëmarrja e enigmatëve gjilanas në kampionatet botërore në zgjidhjen e enigmave (World Puzzle Championship) : – 6- th World Puzzle champiomship – 23-28 shtator 1997, Koprivnicë(Kroaci)
– 7-th WPC , 22-27 shtator 1998,Stamboll (Turqi)
– 8-th WPC, 6-11 tetor 1999, Budapest (Hungari)
– 11-th WPC , 24-29 shtator 2002, Oulu (Finlandë)
– 12-th WPC, 14-19 tetor 2003, Arnhem, Papendal National Sports Cente (Holandë)
– 13-th WPC,12-17 tetor 2004, Opatija (Kroaci)
– 18-th WPC, 3-8 Nëntor 2009, Antalia (Turqi)
Eshte e ditur se qasja ndaj enigmave eshte shprehje e mentalitetit te ndonje populli. Keshtu gjermanet enigmave iu qasen shkencerisht, italianet, gjithashtu u qasen seriozisht, por ne trajte loje, sporti.
Mbase kjo vlen ne pergjithesi ose se paku per pjesen me te madhe te popujve romane(neolatin).
Se shqiptaret enigmave iu qasen shkencerisht, veçan enigmave popullore, e konfirmon botimi I teksteve sic eshte Folklori shqiptar- gjeegjezat ( Tiranë, 1968). Dhe ndonje botim tjeter.
Zgjidhja e enigmave vetem e verteton dhe ilustron parimin e poetit romak Horaci : DULCE CUM UTILE, pra nderlidhja e te kendshmes me te dobishmen.
Redaksise me vone iu bashkangjiten dhe enigmate te tjere- Xhevat Ruhani, Faik Shkodra, Xhemail Halili,Mensur Mamuti ,Rexhep Hasani, Avdush Canaj, Shemsedin Kryeziu, Arbersh Dalipi,Enver Hajrullahu, Nexhat Hajrulahu, Abdylmexhit Selmani.
Per popullarizimin e enigmatikes, ndihmese te madhe kane dhene dhe gazetaret, shkrimtarët, studiuesit, Hasan Bunjaku, Nuhi Ismajli, Mehmet Halimi, Ibrahim Kadriu, Shefkije Islamaj, Zijadin Munishi, Beqir Musliu , Musa Ramadani ,Sabit Rrustemi . Ne Horizonti, gjithashtu u botuan artikuj, shkrime per ngjarje e manifestime te enigmateve ne Kosovë dhe ne bote.
Dr.Zijadin V. Hasani, kryeredaktor i revistës “Horizonti“





