Viti

Ish-mërgimtari Sali Abdullahu edhe pse pensionist nuk e ndërprenë aktivitetin e tij si humanist në komunën e Vitisë

Diaspora është njëri nga burimet më të rëndësishme financiare në Republikën e Kosovës, qoftë përmes remitencave ose siç mund të vërehet kohëve të fundit interesimit gjithnjë e më të madhe për investime nga diaspora. Njëri nga ata i cili ka dhënë shumë për çështjen kombëtare në shumë aspekte si politike ashtu edhe financiare është padyshim Sali Avdullahu.

Ky është mbase emër i njohur për pjesën dërmuese të qytetarëve të komunës së Vitisë e në veçanti për pjesën dërmuese të mërgimtarëve nga komuna e Vitisë.

 

Në vazhdim të këtij shkrimi po i  shkruajmë edhe disa rreshta për biografinë e Sali Abdullahut. është i lindur në Debellde  të komunës së Vitisë  një fshat buzë brezit kufitar  Kosovë-Maqedoni  në një familje të persekutuar nga sistemi i atëhershëm  komunist i  që Salihut ia  vrasin axhën të të cilit që nga atëherë nuk i dihet as varri ku e ka.

Si i ri, që në moshën 17 vjeçare u detyrua të mërgon në shtetet Perëndimore, konkretisht në Zvicër, por gjithnjë duke mos e harruar për asnjë moment Kosovën. Z. Saliu ka një familje mjaftë të gjerë . Z. Saliu ishte tre herë i arrestuar nga policia serbe dhe njihet nga të gjitha gjeneratat meqë ishte pjesëmarrës i pandashëm i gjitha demonstratave tona shqiptare të organizuar kundër regjimit fashizoid serb. Ishte pjesëmarrës i çdo tubimi, organizimi e demonstrate në mërgatë e në vend që nga viti 1981 e deri në vitin 1999, kur u bë kurorëzimi pra hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë.

Aktiviteti i tij patriotik dhe atdhetar nisi  në mërgim e atë aktivitet e ka përshkuar edhe   aspekti humanitar z. Salihu nuk ka lënë familje që nuk është përfshirë nga dora, mirësia e bujaria e tij së bashku me z. Ahmet Ahmetin që ishin të pandashëm. Dhe e gjithë komuna e Vitisë i gëzohet veprave të këtyre dy burrave për veprimtari si në aspektin humanitar ashtu edhe atë kombëtar. Z. Saliu dha kontribut të madh në ndërtimin e varrezave të dëshmorëve në komunën e Vitisë dhe lapidarëve në Koshare. Z. Saliu është kontribuues i madh në ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore në Komunën tonë. Edhe tani meqë është në pension, por që ndihet mirë me shëndet, nuk e ndale aktivitetin humanitar ku bënë pjesë në grupin punues në Shoqatën Humanitare Bamirëse në Rajonin e Anamoravës në Gjilan pa dallim feje e race

 

 

Ç’është e verteta Sali Avdullahu, në mërgim kishte shkuar si 17 vjeçar në vitin 1971. Ai mbi 40 vjet ka qenë punëtor në Zvicër në punë të përkohshme aty ishte kyçur menjëherë në aktivitete të ndryshme për t’iu kundërvë reprezaljeve dhe padrejtësive që u bëhej shqiptarëve në Kosovë nga ish regjimi Jugosllav

Për një kohë të gjatë ka qenë një veprimtar i dalluar nga diaspora i cili kurrë dhe asnjëherë nuk ka kursyer djersen dhe mundin e edhe “xhepin” e tij për të ndihmuar të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar veçmas në periudhën nga viti 1990 e deri më sot fillimisht, duke përkrah materialisht edhe institucionet paralele që Republika e Kosovës kishte instaluar dhe kishte ndërtuar për ti bërë ballë pushtuesit përmes pagesës së 3 përqind deri në vitin 1999, kur Kosova u çlirua falë gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe luftës së UCK-së, por edhe ndihmës së NATO-së.

Sali Avdullahu tani është pensionist zviceran, por është edhe njëri “fluturues” ngase një pjesë të kohës e “hargjon” në Zvicër edhe në Viti.

Në Zvicër përmes shoqatës së mërgimtarëve “Vitia’ duke grumbulluar mjete financiare për nevojat humanitarëve të qytetarëve të komunës së Vitisë e në Viti, e bënë këtë ngase është shumë i angazhuar në aspektin politik është anëtarë i LDK_së siç shprehet ai të frymës rugoviane ku është angazhuar që nga themelimi i kësaj partie para që nga fillimi kur ishte theemeluar. Ishte edhe këshilltar komunal në Kuvendin e komunës në mandatin e vitit 2007-2010 si përfaqësuese nga diaspora dhe i zgjedhur nga vota e popullit.

 

Po në momentin aktuale , çka e shqetëson z.Avdullahu në këtë moment dhe çfarë vërejtjesh ka ai, në punën e institucioneve të Vitisë ?.Lidhur me këtë ai shprehet. Nuk kamë ndonjë shqetësim për qeverisjen lokale në viti që qe 9 vite është duke u qeverisur nga LDK-ja por më shqetëson qeverisja në nivelin qendror .

Shqetësimet e mia por edhe të mërgimtarëve tanë janë puna jo e kënaqshme e institucioneve në nivelin qendror sepse kuvendarët e Parlamentit të Kosovës të cilët në vend se të punojnë e të angazhohen bashkërisht dhe unik për të mirën e shtetit dhe ndërtimin e një shteti të fuqishëm sorollatën nëpër ambientet e Kuvendit duke bërë çdo gjë që është e mundshme të pengoj punën e tij “shprehet i shqetësuar mërgimtari Sali Avdullahu.

Ai gjithashtu, apelon tek qeveria e Kosovës që të bënë cdo gjë që është e mundur që të funkcionalizon ambasadat e republikës së Kosovës nëpër vendet evropiane e veçmas në Zvicër, në Francë, Austri Gjermani etj. sepse mosfunkcionalizimi i tyre është një

pengesë e madhe për mërgimtarët tanë, ku një pjesë e tyre ende nuk i ka të rregulluara dokumentet personale të Shtetit të Kosovës dhe nuk kanë mundësi të vijnë në Kosovë për ti rregulluar dokumentet e tyre.

Sali Avdullahu, meqenëse në një far mënyre është edhe i lidhur me jetën politike ai tani më shumë në aktivitetin dhe punën e tij është fokusuar në aspektin e ndihmave humanitare për nevojat e familjeve skamnore ku edhe tash ka ndërtuar shtëpi për ata që nuk kanë “kulm mbi kokë”. Aktivitetin dhe angazhimin e tij ai tash e një kohë të gjatë edhe përmes SHBH”Nënë Tereza” në zyrën regjionale të Anamoravës  për çka  edhe është nderuar me Mirënjohje  disa herë. Ne i uruam shëndet dhe jetë të gjatë si dhe të jetë ende aktiv në angazhimet e tija si humanist që është. Aziz Zuka

You Might Also Like