Kamenicë

Vendosja e posterëve paralajmërues shqetëson banorët e Karaqevës së Poshtme

Në brezin kufitar janë vendosur posterë, të cilët ua bëjnë me dije qytetarëve të atjeshëm se janë duke e lëshuar hapësirën që është nën përgjegjësinë e KFOR-it. Posterë të tillë janë vendosur te vendi i quajtur “Te Kamikut” dhe në brendësi të fshatit Novosellë.

Selver Lejnani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaqevë e Poshtme, thekson se banorët e kësaj ane kundërshtojnë vendosjen e këtyre posterëve, duke theksuar se ky territor i përket shtetit të Kosovës dhe se për një gjë të tillë posedojnë tërë dokumentacionin e nevojshëm. Lenjani thekson se Bashkësia Lokale e Karaqevës së Poshtme ka patur takim me pjesëtarë të Kampit Bondsteel dhe ua kanë bërë me dije kundërshtimin e tyre sepse Serbisë po i mundësohet legalizimi i rrugës që ata pretendojnë se është e tyre, ngase ata me marrëveshjen tekniko-ushtarake kishin falsifikuar hartat e Kosovës .

Lenjani ka ftuar edhe institucionet e Kosovës që të merrem me këtë çështje, sikurse që është kërkuar që edhe Policia e Kosovës të futet në rrugën e asfaltuar, ngase ajo është pjesë e Kosovës.

You Might Also Like